Advertisements
Telegrafikisht

Artistoteli: “Njerëzit që marrin frymë kot nga njerëzit që mbajnë botën në këmbë i ndan vetëm 1 cilësi”…

p1bb1dhjnsfo41r6118k9oomsbg5_900

Aristoteli, arsyetonte kohë më parë, se dhembshuria njerëzore zakonisht kërkon tre mendime:

1) se diçka e rëndë dhe serioze i ka ndodhur një tjetri.
2) se kjo e keqe e rëndë nuk ndodhi për fajin e tij ose jo plotësisht për fajin e tij.
3) dhe se vetë ne jemi gjithashtu të brishtë e të pambrojtur ndaj një ndodhie të tillë.

Dhembshuria shërben për të formuar një lidhje psikologjike ndërmjet interesit tonë vetjak dhe realitetit të mirë apo të sëmurë të një personi tjetër. E kjo veti e bën të jetë një emocion moralisht i vyer – kur shprehet në kontekst të saktë. Kështu nëpërmjet dhembshurisë kultivohet ndërqenia. Dhembshuria është një Emocion Publik dhe këto të fundit mësohen në teatër. Ja pse teatri ishte institucioni më i rëndësishëm në Greqinë e Lashtë. Teatri mëson emocionet publike.

Institucioni i cili që në themelet e tij të lashta i ka dhënë njerëzimit kaq shumë emocione publike është pikërisht teatri. Me shfaqjen e tragjedisë antike filloi kultivimi publik i dhembshurisë.

Në themel të tragjedisë antike qëndron të shumtën e herës një gabim fatal, një faj që kërkon shlyerje, një krim, një vrasje. Diçka që kërkon shpagim…

Arti tragjik e ka zanafillën e tij në Greqinë e Lashtë, një tragjedi në fillim ishte një pjesë teatri që kishte për synim të përshkruante se si rrjedha e jetëve njerëzore mund të ndryshojë papritmas mund të prishet, papritur mund të shkatërrohet, një mbret apo një person i fuqishëm e bën gabimin duke fjetur me personin e gabuar, i jep të holla personit të gabuar, i hedhin hi syve për një moment, dhe papritmas e tërë bota e tyre bie dhe ata e shohin veten të shkatërruar, të marrë fund.

E në pikëpamjen moderne të jetës ajo që mungon është ndërgjegjësimi me këtë aspekt tragjik të jetës, grekët… grekët e lashtë e kishin këtë vetdije. Ata e dinin se jeta është e shkurtër, se jeta është shumë e brishtë, e se në çdo kohë mund të na ndodhin aksidente, ata e kishin të patundshme bindjen se të menduarit e këtyre gjërave nuk ishte një faturë për marrjen e depresionit por është një mënyrë për të vlerësuar çastet e jetës shumë më tepër dhe për të qenë në favor të njerëzve të tjerë. Të kuptojmë se të gjithë të tjerët me të cilët në përditshmërinë tonë takohemi, edhe ata, përballen me tensionet veta personale.

Arsyeja pse bota nuk është aq e keqe sa ç’mund të jetë lidhet me faktin se ka milona njerëz që prehen në varre të pagdhendura të cilët janë përpjekur gjatë gjithë jetës së tyre për t’i ndihmuar njerëzit që të bëhen pak më të lumtur, e pak më të shëndetshëm, por ne nuk i njohim ata, ne nuk e dimë se kush janë ata?

Në një mënyrë njerëzit që mbajnë botën, që i japin botës forcë lëvizëse për të ecur para shpesh janë njerëz të cilëve nuk ua dimë emrat, janë nënat që zgjohen pak më parë për të ndihmuar fëmijët e tyre me detyrat e shtëpisë, janë shërbëtorët publik, njerëz të organizatave të ndryshme, të cilët bëjnë përditë pak më shumë nga ajo çfarë normalisht do të pritej prej tyre.

Ata ndihmojnë njerëzimin të mbijetojë. Ata janë njerëz të cilët nuk i njohim, e as nuk dimë për ta, ata janë ajo pakicë psikologjikisht e shëndetshme që s’ka etje për famë, e as nuk janë dëshpërimisht në nevojë për shuma të mëdha parash, janë të lumtur edhe duke mos dalë në qendër të vëmendjes, nuk duan ta bëjnë madhështor emrin e tyre, janë të lumtur me familjen, me marrëdhëniet e tyre me ata që kanë përreth, dhe se këta po e mbajnë botën në rregull nga mendtë. Ata janë pakica, ata janë lidhja jetike.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: