Advertisements
Telegrafikisht

Si mund të parandaloni përkeqësimin e hernies diskale/ Ja nga se shkaktohet

auto_auto_hernia1493800306-650x3581493816895

 

Ndonëse jo të gjithë mund të kemi njohuri rreth makinave apo mjeteve të tjera lëvizëse e dimë që amortizatorët (pjesë hekuri dhe susta) që vendosen në pjesen e gomave kanë si funksion që pesha e makines të mos bjërë e gjitha mbi gomë,por kjo peshë të amortizatohet, pra të lehtësohet.

Po kështu dhe në trupin e njeriut, midis kockave (vertebrat) e kurrizit gjendet një amartizator që quhet disku intervertebral, e cili përbëhet nga pjesa e hekurt (anulus fibrosus) dhe susta (nucleus pulposis). Kur pjesa e hekurt (anulus fibrosus ) dëmtohet, kemi si rezultat daljen e sustes (nucleus pulposis) jashtë e cila ushtron komprimim në struktura të tjera. Por është ironike që njeriut kur i prishet makina, e dërgojnë shpejt te mekaniku, ndërsa kur iu prishen pjesët e trupi të tij, reagojnë aq shpejt sa shkojnë tek mjeku në fazën e fundit të dhimbjes.

Pse ndodh dhe nga se shkaktohet?
Hernia diskale është një patologji që fillon pas moshës 30 vjec. Një ndikim tepër të madh ka profesioni, kjo lidhet me pozicionin e trupit gjatë kohës së punës. Punë të cilat shoqërohen me perkulje të trupit, rrotullime në mënyrë anormale (pa lëvizur këmbët), ngritje peshe nga pozicione anormale, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur(shoferet), dobësimi i muskujve të pasëm të kurrizit, por shpesh ndikojnë edhe traumat e mikrotrauma sic janë rrëzimet nga lartësitë, të cilët mund të japin një shfaqje klinike pas disa vitesh. Gjithashtu HD mund të shkaktohet edhe nga tumore, inflamacione, semundjet degjenerative etj.

Kush janë më të rrezikuarit?
Shpesh hernia diskale quhet dhe si sëmundje profesionale,sepse haset shpesh tek shoferet.HD bëhët më e pranishme me rritjen e moshës si rezultat i plakjes së diskut intervertebral (amartizatorit), personat obezë, personat e gjatë(M>180 cm, F>170 cm), femrat shtatzëna, individët që punojnë në ndërtim, që bëjnë punë fizike të rëndë.
Faktorët që e rrezikojnë?

Janë të gjithë shkaqet e hernies diskale, ata të cilët rrisin riskun për zhvillim të hernies diskale si:lëvizjet përkulëse, rrotulluese të trupit, duhanpirja, dobësim i muskujve të shpinës dhe shumë faktorë të përmendur më lart.

Si mundet ta parandalojmë?
I gjithë suksesi i parandalimit varet në edukimin dhe kujdesin tonë ndaj postures, ndaj formës së saj. Kjo do të thotë që ne të kujdesemi gjatë aktiviteteve të përditshme, gjatë punës tonë, në mënyrë që mos ta sforcojmë kurrizin tonë, por as mos të bëjmë jetë sedentare, të merremi me ecje, me not (shpinë), pra të eleminojmë faktorët riskues. E rendesishme është që të elminohet edhe duhani, i cili është një faktor predispozues. Është më e thjeshtë ta parandalojme sesa ta trajtojmë. Dr.Fitim Sinani

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: