Advertisements
Telegrafikisht

SHKOPI I SHTJEFËN GJEÇOVIT, NJË DËSHMI QË NA E RIKTHEN “TË GJALLËT” E NJË KUSHTRIMI TË ZËSHËM SHQIPTARIE

 Shkopi-i-Shtjefen-Gjecovit-600x415

Shtjefën Gjeçovin, nuk mbante një ditar si të gjithë studiuesit e tjerë. Ditari i tij ishte një objekt i cili tani ruhet në Muzeun e Shkodrës.

I pari arkeolog shqiptar ishte atë Shtjefën Gjeçovi i cili një periudhë të gjatë të punës së tij si arkeolog e kaloi në Laç të Kurbinit. Por kjo nuk ishte e gjitha. Madje kjo ishte një pjesë e vogël e punës së tij shumëvjeçare e cila e ktheu atë në një ndër njerëzit që lëvizi më shumë nëpër Shqipëri në kërkim të objekteve antike.

 Në librin “Françeskanët e Mëdhaj”, At Zef Pllumi tregon diçka shumë interesante në lidhje me atin e madh, Shtjefën Gjeçovin i cili nuk mbante një ditar si të gjithë studiuesit e tjerë. Ditari i tij ishte një objekt i cili tani ruhet në Muzeun e Shkodrës.

“Shifeni këtë relike të Gjeçovit që sot ruhet në Muzeun e Shkodrës. Asht shkopi që e shoqnoi gjithkund. E ka gdhendun ai vetë në dru bushi. Shifeni me kujdes se si ndër zgavrat e gdhenduna ai ka shkrue për të gjitha vendet radhazi, ku i shkeli kamba. Mund të thuhet pa dyshim që kurrnji udhëtar i shkencës nuk e përshkoi mbarë Shqipninë që nga Veriu deri në Jug ma shumë se ai”. /

Shkopi i At Shtjefën Gjeçovit punuar nga vetë ai.

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Jeteshkrimi e veprimtaria

Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi – si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i cashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te shqipnis.

At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku me pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in.

Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Lac te Kurbinit, ne Vlone, ne Gomsiqe, ku u dallue gjithmone per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes te jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjale, fraza, kange, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsin e vendit e cila e cmoi dhe e nderoi.

Veprimtarija e Gjecovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurre se punuemi per fatet e atdheut. Sa q ene Durres mblodh rreth vehtes Shqiptare nga viset e Shqipnis se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, qi ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona.

Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e pacmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arheologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte te rralle mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne kete fushe asht per t’u theksuem ne nji menyre te posacme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” te Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e qi ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje ne keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari te vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle.

Si rremues i vjetersivet shqiptare qe cmuem dhe njoftun prej arheologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopces etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arheologjike dhe folklore neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”.

Gjecovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtuem A. Fishtes, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet cashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes se fjalvet nga goja e popullit. Pervec ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.

Por mbi te gjitha veprat e Gjecovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtype ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire te Fishtes mbi randsin e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojce parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijne titujt e leshuem falas se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese qi i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit qi i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjecovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush – thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit ne diturine e ketij kanuni, qe esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperise se Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shume pertej Kohes se Mesme”.

Pergjithesisht shkrimet e Gjecovit nuk kane vlefte te persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stylin shpesh here e ka te vrazhde per arsye te pastrimit te tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e te rrebta. Ai i ngjan Salustit.

At Gjecovi ashtu nji nder ata kreshnike, qi fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritet slaven e Prizrend, ndersa kthente ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe, qe vram prej Sebvet, te cilet shifshin ne te nji nder ma te rrezikshmit perhapes se bashkimit te Kosoves me nanen Shqini.

Per keto te gjitha atdheu e deshti dhe rinija adhuroi mbas tij.

Karl Gurakuqi

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: