Advertisements
Telegrafikisht

Laçi – Teuta 0-0 -Mezani: Ky barazim është humbje.

mezani.jpgTrajneri i Laçit, Gentjan Mezani, mendon se ekipi ka humbur mundësinë për të marrë tri pikët në duelin e sotëm përballë Teutës. Në fjalët për “Gol pas Goli”, ai tregoi edhe një defekt që po bëhet gjihtnjë e më i dukshëm për ekipin .

Për barazimin e tij

“Ia kemi falur pjesën e parë kundërshtarit. Ne e filluam keq dhe e përfunduam keq. Rezultati 0-0 për ne këtu në Laç duhet ta quajmë humbje, janë 2 piëk të lëna, për ecurinë tonë dhe vazhdimësinë,. Në pjesën e dytë u munduam të ndryshonim me Eskuerdën, por nuk ishim konkretë para portës edhe pse patëm raste. Teuta ishte në ekuilibër, u mbrojt mirë por nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. Mendoj se në ato pak raste duhej t’i shfrytëzonim më mirë”.

Për momentet e luhatjes së skuadrës

“Unë mendoj që besimin e kanë, arsyeja është që çdo ndeshje duhet ta marrim si ndeshjen në Gjirokastër, apo ndeshjet e mëparshme. Ajo që kam kërkuar është të qëndrojë me këmbë në tokë. Janë çuna të rinj dhe euforia ekziston, bëjmë ndeshje të mira kur luajmë me ekipe të forta. Neglizhojmë me skuadra poshtë nesh dhe këtë duhet ta korrigjojmë”.

Për rënien e lojës së ekipit në krahasim me Kupën

“Padiskutim që më shqetëson, por të mërkurën kemi shpenzuar shumë energji dhe nuk prisja të njëjtën lojë si në Gjirokastër. Skuadra u lodh shumë se u mundua që të zgjidhte që në fillim kualifikimin, por shpenzimi i energjive ishte jashtëzakonisht i madh. Edhe sot patëm momente të mira të shënonim. Futbolli luhet me 11, të gjithë duhet të jenë të një mendimi, nuk më intereson kush shënon e zgjidh ndeshjen, thjesht skuadra duhet të fitojë. Këtë duhet ta kuptojnë çunat. Shpresoj që ndeshjen tjetër të mos e shprehim se luajmë kundër Partizanit dhe duhet që çunat të motivohen për vazhdimësinë në kampionat”.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: