Advertisements
Telegrafikisht

Studimi: Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun nga tërmetet

termetet-hartaShqipëria është në zonën e rrezikut për sa i përket rrezikut nga aktiviteti sizmik. Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në të gjithë Europën, e vetmja me ngjyrë të kuqe (shiko hartën).

Gjeologët parashikojnë se mund të ketë dy herë më shumë tërmete në vitin 2018 në të gjithë botën.

Viti 2018 regjistroi vetëm në muajin e parë të tij tre tërmete të forta me magnitudë mbi 7 ballë. Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtar amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua. Raporti vlerësoi  përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet e ndodhjes së një tërmeti, stuhie, përmbytje, thatësire dhe rritjes së nivelit të detit.

Rreziku i Shqipërisë nga tërmetet

Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë. Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit të 19.

Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri me magnitudë 6 ballë që në fillim të shekullit të 20-të. Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960.

Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës.

Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore. Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.

Vendet më të rrezikuara në botë

  1. Vanuatu – 36.43%
  2. Tonga – 28.23%
  3. Filipines- 27.52%
  4. Guatemala – 20.88%
  5. Bangladesh – 19.81%
  6. Solomon Islands – 18.11%
  7. Kosta Rika – 16.94%
  8. Kamboxhia – 16.9%
  9. El Salvador – 16.85%
  10. Timor-Leste – 16.37%
  11. Papua Neë Guinea – 15.9%
  12. Brunei Darussalam – 15.58%
  13. Mauritius – 15.18%
  14. Nikaragua – 14.89%
  15. Japonia – 14.1%
  16. Fixhi – 13.56%
  17. Guinea-Bissau – 13.09%
  18. Vietnam – 12.81%
  19. Kili – 12.28%
  20. Xhamajka – 12.15%

 

Vendet më pak të rrezikuara

  1. Katar – 0.1%
  2. Malta – 0.61%
  3. Barbados – 1.16%
  4. Arabia Saudite – 1.32%
  5. Grenada – 1.44%
  6. Islanda – 1.55%
  7. Kiribati – 1.78%
  8. Bahrain – 1.81%
  9. Emiratet e Bashkuara Arabe – 2.1%
  10. Suedia – 2.26%
  11. Finlanda – 2.28%
  12. Egjipti – 2.34%
  13. Norvegji – 3.35%
  14. Izrael – 2.49%
  15. Singapor – 2.49%
  16. Estonia – 2.52%
  17. Seychelles – 2.58%
  18. Zvicër – 2.61%
  19. Luksemburg – 2.68%
  20. Oman – 2.74%

Burimi: MONITOR

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: