Advertisements
Telegrafikisht

SHENJTËRIT E KRISHTERË NË SHQIPËRI. – 3 SHKURT, DITA E SHËN VLASHIT

Shkruan: Robert ELSIE

Shën Vlashi, Shën Vllas (Sain Blaise), i njohur në gjuhën latine si Blasius dhe në gjuhën italiane si Biagie ose Biagio, ishte ipeshkëv i Sebastianit në Armeni, Sivasi në Turqinë Lindore dhe u bë pajtor i tregtarëve. Ai ishte martirizuar nga perandori Licinius (gjatë viteve 311-324), pasi ishte i torturuar me një krahër tungji, i cili u bë simbol i tij. Kulti i shën Vlashit, u përhap në Evropë në shekullin VIII dhe ai shpesh lutej nga besimtarët që të shëronte vuajtjet e fytit dhe për bekimin e Shën Vlashit. Në Shqipëri ishte manastiri i Shën Vlashit, i ndërtuar në pjerrësirën veriore të malit Tomorr dhe i referuar qysh në vitin 1343 si Hibernum e Shën Blasiit. Një tjetër manastir është në Shën Vlash, poashtu i njohur me emrin Vërrin, afër Durrësit dhe i cili ishte e vizituar njëherë nga pelegrinët, të cilët shpresonin të jenë shëruar nga sëmundjet e tyre. Ajo është  rindërtuar më 1996. cimg6748Ndër kisha të tjera të Shën Vlashit, në Shkodër extra Scutari ad S. Blasium, i datuar që nga shekulli XIV, Kthella-MR, Skuraj-LA, Gjonëm- LA, Mazha-KR, Mëner-TR, Bishqem-PE, Gjuricaj-DR, në Majën e Rodonit, në Vlorë (Shën Vllasi) dhe kisha ortodokse e shekullit XIX në Dhuvjan-GJ. Në kodrën e pyllëzuar afër ish-vendbanimit të Sebastas, afër Laçit dikur qëndronte një manastir i cili ishte shkatruar nga tërmeti i vitit 1853. Pas prishjes së kishës ishte rindërtuar më 1557 dhe ishte një faltore në formë shpelle për të cilën thuhet se kishte jetuar Shën Vlashi. Në bazë të françeskanit kroat Lovro Mihaqeviç, vendorët insistonin në atë se ai ishte shqiptar e jo armen. Është evidente se ishin dy shenjtër me emrin Blasius: Shenjtor i madh dhe i  përmendur armen dhe ai shqiptar apo figurë Ballkanike. Blasiusi i mëvonshëm   duket se është marterizuar në Durrës dhe është pajtor i Dubrovnikut, ku edhe ishte varrosur. Atje ai është konsideruar si një vazhdues i perëndisë para- krishterë Veles, i cili ruante grigjën e sllavëve të hershëm. Në Bullgari ishte traditë të mos i bëjnë çift buajt në ditën e tij të festës. Gratë do të dilnin jashtë dhe do të vendosnin copëzat e bukës në brirët e kafshëve, duke u ofruar bukën kalimtarëve të rastit e pastaj edhe vetë kafshëve. Dita e festës së tij është 3 shkurti në kalendarin perëndimor dhe 11 shkurti me kalendarin lindor.

Përktheu nga anglishtja: Oliver Sedaj

IMG_3003.jpg

KISHA E SHEN VLASHIT – SKURAJ, KURBIN

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: