Advertisements
Telegrafikisht

Aforizma nga Nënë Tereza

terezaaaaaa

1.Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

2.Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

3.Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

4.Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?

5.Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

6.Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

7.Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

8.Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

9.Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

10.Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.

11. Me gjak jam shqiptare, jam qytetare e Hindisë, nga besimi jam një murgeshë katolike, nga vokacioni i përkas gjithë botës, ndërsa zemrën ia kam falur Jezu Krishtit.

12.E djeshmja iku. E nesermja akoma s’ka ardhur. Kemi vetem te sotmen. Le t’ia fillojme!

13.Nese lutemi, do besojme! Nese besojme, do dashurojme! Nese dashurojme, do sherbejme!

14.Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.

15.Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!

16.Femijet kurre s’mund te jene mjaft. Femijet jane jeta e Zotit!

17.Ka vetem nje Zot dhe Ai eshte Zot tek te gjithe. Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili shihet si i barabarte perpara Zotit. Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu te behet Hindu me i mire, nje Mysliman te behet Mysliman me i mire, nje Katolik, te behet katolik me i mire.

18.Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!

19. Veprat e dashurisë janë vepra të paqes. Sa herë që do të ndash dashurinë tënde me të tjerët. do vësh re paqen që arrin mes teje dhe tyre. Ku është paqja është Zoti, e kështu Zoti derdh paqe e gëzim
në zemrat tona.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: