Advertisements
Telegrafikisht

Tri shenjat që zbulojnë herët dëmtimet kronike në veshka

testetVeshkat preken nga një shumëllojshmëri sëmundjesh dhe çrregullimesh. Në shumicën e sëmundjeve të veshkave, sulmohen njësitë e filtrimit të veshkave (nefronet) dhe dëmtojnë aftësinë e tyre për të eliminuar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta të trupit. Nuk ka asnjë shkak të vetëm të sëmundjes kronike të veshkave.

Disa forma të sëmundjes mund të jenë të trashëguara, ndërsa të tjerat janë të fituara. Megjithatë, nëse këto dëmtime të veshkave kapen që në stadet më të hershme, mund të parandalohet edhe kalimi i tyre në stadet kronike, çka mund të çojë deri në humbje të plotë të funksionit të veshkës.

Tre teste të thjeshta që mund të zbulojnë herët sëmundjen kronike të veshkave janë: “Kontrolli i tensionit të gjakut, gjetja e albuminës në urinë dhe matja e kreatininës në serum”. Rritja e sasisë se proteinave në urinë është një tregues se sëmundja kronike e veshkave është e pranishme.

Sëmundja kronike e veshkave është cilësuar si vrasës i heshtur, mbasi dëmtimi i veshkave ndodh në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh, çka sjell një diagnostikim të vonshëm të tyre dhe dëmtime të rënda të veshkave, e që më pas kërkojnë terapi zëvendësuese të funksionit të tyre apo të vetë veshkave si dializa apo transplanti.

  Kategoritë që rrezikojnë më tepër janë:

  • Personat mbi 50 vjeç.
  • Pacientët që vuajnë nga diabeti.
  • Pacientët që vuajnë me tension të lartë të gjakut.
  • Njerëzit me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave.
  • Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare.
  • Njerëzit me mbipeshë apo të dhjamosur.
  • Duhanpirësit.

 Simptomat paralajmëruese

Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin, shqetësime të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm.

Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave mund të përmendim: “Ndryshime të urinimit si: urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe, apo të errët, ndryshim të sasisë së urinimit, etj. Gjithashtu mund të keni shfaqje e edemave (ënjtjeve) në: “këmbë, duar apo fytyrë”. Shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi, etj.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: