Advertisements
Telegrafikisht

Kupa e Shqipërisë, Laçi hedh një hap drejt gjysëmfinales

mezani

Ekipi i Lacit ka mundur gjatë ditës së sotme Luftëtarin me rezultatin 3-0. Një ndeshje thuajse perfekte për ekipin e Gentian Mezanit, që duket se e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale që në ndeshjen e parë.

Në një intervistë për “Supersport”, Gentian Mezani është shprehur i lumtur për fitoren, por thekson se asgjë nuk ka mbaruar për kualifikimin.

“Ne duhet të qëndrojmë me objektivin se duhet ta kalojmë këtë tur. Kemi hedhur një hap drejt gjysëmfinale por duhet të mendojmë edhe ndeshjen tjetër si në këtë ndeshje.

Ishte e rëndësishme një reagim i tillë pas humbjes në kampionat. U thashë djemve që duhet ta mbyllnim këtu kualifikimin por gjithsesi ndeshja do të jetë e luftuar edhe në ndeshjen e kthimin.

Kur ke një ekip të gërshetuar me futbollistë të rinj, atëherë gjërat bëhen shumë mirë. Në ditën e sotme kam kërkuar më shumë vëmendje dhe agresivitet. Nuk duhej të pësonim në minutat e para ashtu si ndaj Kamzës. Nëse nuk do të kemi edhe disa armë të tjera, atëherë do të jetë e vështirë. Një element i rëndësishëm ishte edhe rikthimi i Eskerdiës që është e rëndësishëm për ekipin tonë.

E kam thënë dhe herë të tjera, Europa është me e afërt në bazë të Kupës. Sigurisht nuk jemi ne të vetëm, pasi edhe Flamurtari e Teuta e kërkojnë këtë shans. Luftëtari nuk do të tolerojë në ndeshjen tjetër dhe të gjithë ekipet do të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë shans”, është shprehur Gentian Mezani. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: