Advertisements
Telegrafikisht

Vlerat shëndetësore të Luledeles

daisiesVendlindja e luledeles është Evropa dhe Azia Perëndimore, por tani ajo rritet në çdo cep të globit.

Lëndinat e Shqipërisë janë të veshura me lulet e bukura të bardha, të cilat kohët e fundit janë bërë pjesë e gatimeve, garniturave dhe recetave të ndryshme të kulinarisë shqiptare.

Luledelja preferon një tokë të lagësht dhe ushqyese. Me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj ajo pushton lëndinat, rrugët, fushat e parqet.

Luledelja mund të rritet deri në 20 centimetra lartësi dhe arrin të shumëfishohet ndjeshëm në çdo rrënjë.

Gjethet e kësaj luleje formojnë një kurorë mbi tokë ndërsa kërcenjtë e saj gjatoshë mbajnë peshën delikate të luleve petalebardhë.

Lulet kanë pjesët e tyre femërore dhe mashkullore dhe janë të preferuarat e bletëve, insekteve dhe grenxave. Luledelja është një lule që fertilizohet vetë.

Gonxhet e thara ose të njoma të luledeles përdoren në mjekësi, por së fundmi edhe gjethet e bimës kanë gjetur një përdorim të gjërë.

Përfitimet shëndetësore dhe përdorimet e luledeles

Luledelja përmban vajra esencialë, taninë, flavonoidë, acide organike etj. Përbërësit më aktivë të saj janë të shpërndarë që nga rrënja deri tek petalet.

Kjo lule ka vlera anti inflamatore dhe përdoret si çaj kundër të ftohtit, bronshitit apo inflamacioneve të tjera të traktit të frymëmarrjes.

Bima vetë përdoret kundër humbjes së oreksit, sepse arrin të stimulojë të gjithë sistemin tretës dhe të kurojë problemet me gastritin, diarenë, mëlçinë, tëmthin dhe konstipacionin.

Luledelja është përdorur tradicionalisht edhe për dhimbjet që shoqërojnë reumatizmën kronike, menstruacionet, cistet apo inflamacionet e traktit urinar.

Luledelja ka aftësi shëruese dhe mund të përdoret në plagët e vogla, gërvishtjet dhe lëndimet e lëkurës sepse përshpejton rimëkëmbjen e lëkurës.

Ajo këshillohet të përdoret së jashtmi kundër dermatitit, kruajtjeve, ekzemës, nxirjeve dhe puçrave.

Tretësirat e përgatitura me këtë barishte mund të përdoren kundër akneve si dhe për gargare për inflamacionin e gojës dhe të fytit.

Nëse përtypni gjethet e freskëta të luledeles mund të ndihmoni në trajtimin e ulçerës së gojës.

Në mjekësinë popullore, rekomandohet konsumimi i gjetheve të freskëta për të stimuluar oreksin dhe përthithjen e ushqyesve të nevojshëm.

Gjethet e freskëta, lulet, petalet kanë një shije të mirë e të lehtë. Ato mund të përdoren në sallata, dhe në supa, mund të shoqërohen me uthull ose të përdoren si zëvëndësues i kaperit.

Sasia e rekomanduar

Nëse dëshironi ta konsumoni si çaj, atëherë përdorni dy lugë gjelle me lule të thata në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini lulet brenda në ujë për dhjetë minuta dhe më pas kullojeni lëngun. Rekomandohet pirja e tre filxhanëve të vegjël në ditë.

/AgroWeb.org

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: