Advertisements
Telegrafikisht

Shqipëria më përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë së pastër në Evropë

Në vitin 2016 pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë arriti në 17% në Bashkimin Evropian (BE), ose sa dyfishi i sasisë në vitin 2014.

Sipas krahasimit që ka bërë Eurostat Shqipëria dhe Islanda kanë përdorimin më të lartë të energjisë së rivonueshme në Europë përkatësisht me 69.4 dhe 72.6 %, teksa në vendet e tjera ky tregues është shumë më i ulët. Shqipëria e ka të lartë përdorimin e energjisë së pastër për shkak të përqendrimit të prodhimit te brendshëm nga hidrocentralet me rreth 100 për qind të totalit.

Pjesa e burimeve të ripërtëritshme në konsumin final bruto të energjisë është një nga treguesit kryesorë të strategjisë së Evropës 2020.

Objektivi i BE-së është që të arrijë në 20% të energjisë në konsumin final bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 dhe të paktën 27% deri në vitin 2030.

Pjesa më e madhe e burimeve të ripërtëritshme është e përqendruar në Suedi, më e ulëta në Luksemburg, Maltë dhe Holandë.

Që nga viti 2004, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë u rrit ndjeshëm në të gjitha Shtetet Anëtare.

Krahasuar me vitin 2015, ajo është rritur me 15% në 28 shtetet anëtare. Me më shumë se gjysmën (53.8%) të energjisë së saj që vjen nga burimet e ripërtëritshme në konsumin final e zotëron Suedia, e cila renditet përpara Finlandës (38.7%), Letonisë (37.2%), Austrisë (33.5 %) dhe Danimarka (32.2%).

Në anën tjetër të shkallës, përqindjet më të ulëta të burimeve të ripërtëritshme janë regjistruar në Luksemburg (5.4%), Malta dhe Holanda (të dyja 6.0%).

Në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së, 11 kanë arritur nivelin e kërkuar për të përmbushur objektivat e tyre kombëtare 2020: Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia.

Për më tepër, Austria është në më pak se 1 pikë përqindje  larg objektivit të saj 2020. Në anën tjetër të shkallës, Holanda (8,0 pp nga objektivi kombëtar 2020), Franca (7,0 pp), Irlanda (6,5 pp), Mbretëria e Bashkuar (5,7 pp) dhe Luksemburgu (5,6 pp) janë më larg nga objektivat e tyre. (Burimi: Monitor)

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: