Nga Ilir Seci

Përkujtimi i Heroit tonë Kombëtar në 550 – vjetorin e vdekjes, mes tjerash arriti me nxjerrë nga naftalina ku ruhen edhe historianë enveristë si Paskal Milo. Paskali, historiani personal i Nexhmije Hoxhës, këto ditë ka vendosë me iu pri forcave që duen me ia dhurue Serbëve, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Me ua dhurue serbëve edhe Gjergjin sepse nuk u mjafton vetëm dhurimi i Perandorit Konstandinit Dardan nga Nishi. Ky sulm përban rrethimin e katërt të Krujës…

Ky asht Paskal Milo që na ishte ministër i jashtëm në Pranverën e Vitit të Bekuem 1999, Pranverë e bekueme për shqiptarët sepse atë mot NATO bombardoi Serbinë për me lirue Kosovën… Sa nisi fushata e bombardimeve ndaj Serbisë, Beogradi preu marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë si protestë ndaj sulmeve. Ditën që Beogradi tërhoqi ambasadën Paskal Milo si ministër i jashtëm që ishte doli në televizion shtetëror duke thanë se “Na vjen keq se ne nuk i kemi dhënë shkak Serbisë ta bëjë këtë gjë.”…

Kërkojeni në gazeta të kohës se e gjeni… Milo nuk kishte hallin e 1 milionë e gjysmë shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta ato ditë por kishte hallin e marrëdhënieve me Beogradin…Ky asht Paskal Milo…Jemi i vetmi popull në botë që kemi kaq oreks me hangër Sapunin për Djathë…Dhe nuk po dimë me u ngi kurrë…