Advertisements
Telegrafikisht

Ai qe i pari në sulm dhe i fundit në tërheqje. Përshkrim i detajuar për Gjergj Kastriotin…

Një përshkrim i detajuar(unik) për hyjnorin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë, biografi më i hershëm i Heroit tonë Kombëtar dhe humanisti drishtian Dhimitër Frangu në veprën e tij të shkruar në vitin 1480, me titull; “Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d’Epiro(Vepra të shquara e të lavdishme dhe ndërmarrjet fitimtare të bëra kundër turqve nga Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu, princi i Epirit)”e botuar fillimisht në gjuhën latine(Venezia-1539) dhe e ribotuar në Londër në vitin 1562, brenda librit të historianit fiorentinas Andrea Cambini.

scanderbeg_winer_of_battle___painting__1974__by_eduartinehistorise-d8436al*”Kishte zakon të hante vetëm një herë në ditë, porse tryeza duhej plot e përplot. Kushdo që shihte shtatin e tij, në tërë kompleksitetin e vet, ushtrimet që bënte si dhe dietën, kuptonte qartë se kurrë nuk ngrihej prej tryezës i ngopur, por tregohej i kujdesshëm për të mbajtur fuqinë. Skënderbeu qe në gjëndje të mirë fizike, i pashëm, i përpjestuar në përmasat trupore, kishte një trup fort të shkëlqyer, në gjëndje të duronte të nxehtin, të ftohtin si dhe të gjitha llojet e mundimeve. Sa u përket veçorive të tij mendore, ai qe i mençur, i matur dhe shpirtgjerë, plot sjellje të natyrshme dhe i mirësjellshëm, njeri i fjalës dhe i veprës, trim e i mëshirshëm, i aftë të falte gabimet, në rast se i duhej të falte. Ai qe armik i të gjitha veseve, veçanërisht i atyre të Gomorrës. Nuk lejoi kurrë që ushtarët të vrisnin dhe të keqtrajtonin gratë dhe fëmijët e armikut; ai nuk krenohej kurrë për mirëqënien e tij dhe as shkurajohej në rast mjerimi. Në sajë të këtyre virtyteve të rralla dhe në sajë të përvojës luftarake, burrat që ai komandonte nuk e njohën kurrë disfatën, veçanërisht kur dinin se ai ndodhej midis tyre. Kur ndodhej në fushim, nuk shtrihej kurrë pa patur pranë parzmoren dhe armët. Flinte shtruar përtokë sipër një qilimi. Pesë orë gjumë qenë më se të mjaftueshme për të. Në fillim të betejës nuk u drejtohej ushtarëve me fjalët “O burra, o shokë” por “Pas meje”. Ai qe i pari në sulm dhe i fundit në tërheqje. Ushtarët qenë të stolisur me ar dhe argjend, kurse vetë vishej me rroba të thjeshta, me përjashtim të festave. Në raste të tilla vishej me shumë sqimë(Dh.Frangu, f.19)”…

*Materiali është marrë nga libri i humanistit arbër nga qyteti i Drishtit(Shkodër) Dhimitër Frangu, i botuar për herë të parë në Shqipëri me titull “Komentar i luftrave të turqve kundër Skënderbeut, Dhimitër Frangu, Shtëpia Botuese “Globus R.”, Tiranë 2000″, i përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe nga Hysen Hidri. Titulli origjinal në gjuhën angleze; “The wars of the Turks against George Skanderbeg, London 1562″…

Përgatiti: Paulin Zefi.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: