Advertisements
Telegrafikisht

Mbrojtja Heroike e Krujës gjatë Rrethimit II dhe të III (1466-1467)

22118926_1800567386637673_639132529_n

Në Maj të vitit 1466, në krye të të gjithë forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, që arrinin 150 mijë ushtarë, Mehmeti II iu drejtua viseve të lira shqiptare, duke ndjekur rrugën e vjetër Egnatia.

Përballë taktikës së përdorur nga Skënderbeu, sulltani e ndau ushtrinë vet në dy pjesë, njëra, e pajisur më artileri, e me të gjitha mjetet e tjera të kohës rrethoi Krujën, mbrojtësit e të cilës i komandonte Tanush Topia, kurse tjetra duhej të ndiqte e të asgjësonte ushtrinë shqiptare e çetat e shumta që luftonin jashtë mureve të Krujës. Kudo që luftuan luftëtarët shqiptarë, si sulmues nën drejtimin e Skënderbeut, nëpër çetat ose si mbrojtës të kështjellës, treguan trimëri e heroizëm të papërshkruar që la mbresa të pashlyera te bashkëkohësit, duke përfshirë edhe armiqtë e tyre, pushtuesit osmanë. Pas më shumë së dy muajsh luftime të ashpra, sulltan Mehmeti II u bind së edhe këtë radhë Kruja nuk mund të pushtohej më forcën e armëve. Prandaj vendosi ta mbante në një rrethim të gjatë deri sa uria ti detyronte mbrojtësit e pamposhtur të dorëzoheshin. Këtë detyrë ia ngarkoi disa dhjetra mijë ushtarëve të komanduar nga Ballaban Pasha. Për strehimin e tyre e kontrollin e rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, ai rindërtoi dhe zgjeroi kështjellën e vjetër të Valmit, që i vuri emrin Ilbasan (Elbasan d.m.th. vend që sundon). Pas kësaj në gusht të 1466, kur pjesa më e madhe e trupave osmane, me në krye sulltanin po largohej, si hakmarrje për disfatën që pësoi, Mehmeti II pushtoi kështjellën e Qidhnës dhe të 10 mijë njerëzit e strehuar aty i masakroi barbarisht. Prania e vashduesme e trupave osmane, që nga maji i vitit 1466, kishte bërë që gjendja ekonomike e vendit të ishte katastrofike. Për shkak të mungesës së ushqimeve filloi emigrimi masiv i banorëve sidomos në drejtim të Italisë. Uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma në ushqime, arme etj. Për të perballuar gjendjen, Skënderbeu iu kerkoi ndihmë aleatëve. Në Venedik dërgoi të birin, kurse në nëntor të vitit 1466 u nis vetë për në Napoli e në Romë. Më të marrë vesh ardhjen e tij banorët e Romës vërshuan nëpër rrugët e saj si kurrë ndonjëherë për të parë e përshëndetur heroin e lavdishëm shqiptar. Skënderbeu qëndroi gjatë në këto vende, deri në fund të marsit të vitit 1467, por ndihmat që mori prej tyre ishin të pakta, në krahasim me nevojat e vendit. Me t’u kthyer nga Italia Skënderbeu krijoi një ushtri të fortë dhe më 19 prill të vitit 1467 shpartalloi plotësisht trupat osmane që po shkonin në perforcim të rrethuesve të Krujës dhe zuri rob komandantin e tyre që ishte i vëllai i Ballabanit, Jonimën, bashkë me të birin. Pas katër ditësh më 23 prill, ushtria shqiptare marshoi me shpejëesi në drejtim të Krujës dhe në bashkëpunim me garnizonin e saj, sulmuan forcat rrethuese dhe i shpartalluan plotësisht. Në këtë betejë, Ballaban Pasha u vra nga krutani Gjergj Aleksi. Pa kaluar një muaj nga kjo fitore, në fund të majit të vitit 1467, sulltan Mehmeti II, me tërë potencialin ushtarak të Perandorisë, u lëshua përsëri mbi Shqipërinë. Pas një beteje të ashpër me shqiptarët në luginën e Shkumbinit, pranë Byshekut, ushtria osmane e rrethoi rishtazi Krujën. Edhe tani organizimi i luftimeve u bë ashtu si gjatë rrethimit të dytë. I bindur se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të përdorte në përmasa shumë më të gjera se më parë, mjetin ekstrem, shfarosjen masive të shqiptarëve. Ndonëse me mijëra shqiptarë u vranë dhe me mijëra të tjerë i përfshiu një eksod i madh, sulltani nuk arriti të thyente vullnetin dhe qëndresën e një populli të tërë që mbronte lirinë e vet. skenderbeu-2-1Në mbarim të verës, të rraskapitur dhe pa asnjë shpresë fitoreje, trupat osmane morën rrugën e kthimit, të ndjekur kemba-kembës nga luftëtarët shqiptarë. Për të shqyrtuar gjendien e vështirë në të cilën ndodhe vendi prej rrënimeve që kishte bërë  ushtria osmane gjatë viteve 1466-1467, Skënderbeu thirri në janar të vitit 1468 kuvendin e princërve e të fisnikëve shqiptarë, të cilët për herë të parë luftuan pa komandantin e tyre Më 17 janar 1468 në moshën 63 vjeçare, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të thellë te të gjithë shqiptarët. I mbuluar me një lavdi të përjetshme, Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit, në atë vend historik ku ai kishte mbledhur princat e fisnikët shqiptarë.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: