
Vrana Konti ose Kont Uran Altisferi (? – 1458) ishte një kont Italian nga Napoli i shekullit të 15-të dhe një nga bashkëpuntorët më të afërt e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut . Deri në vdekjen e tij në 1458 ai ishte këshilltar i Skënderbeut dhe një nga komandantët e tij më të mirë..
Vrana Konti ka marrë pjesë në të gjitha betejat e mëdha të Skënderbeut deri në 1458. Ai është i njohur kryesisht për rezistencën e tij si komandant i garnizonit shqiptar gjatë rrethimit të parë të Krujës. Atij iu propozua nga Sulltani Murati i II një shumë e madhe parash dhe një post i nivelit të lartë në administratën e osmanëve si një kusht për dorëzimin e tij, por ai e refuzoi këtë ofertë. Në kulturën shqiptare ai është i përfaqësuar zakonisht si një njeri i mençur dhe këshilltar i Skënderbeut.