Advertisements
Telegrafikisht

Speci djegës, vetitë kuruese të tij.

Speci djegës nuk mungon në tavolinë, sidomos gjatë stinës së ftohtë. Por përtej shijes pikante, speci ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohin.

Efektet pozitive të specit djegës në shëndetin e njeriut janë disa. Ai përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron sistemin kardiovaskular, pasi zgjeron enët e gjakut dhe lufton me efektivitet kolesterolin. Në përbërje të tij ka yndyrna .të pangopura, të cilat bëjnë të mundur forcimin e enëve të gjakut dhe ruajtjen e elasticitetit të kapilarëve, duke përmirësuar oksigjenimin e gjakut.spec-djeges-e1454676590517

Speci ka veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës. Ai lehtëson edhe dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.

Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen.

Speci është i pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale.

 

Efektet negative

Speci nuk këshillohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj.

Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji. Kremrat apo locionet që kanë bazë speci duhen shmagur nga personat me lëkurë të ndjeshme. Në mënyrë të veçantë, kujdes duhet bërë në kontaktin me sytë. / Gazmira Sokoli

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: