Advertisements
Telegrafikisht

SKËNDERBEU I RITIT SLLAV DHE DREJTORI I ARKIVAVE TË SHQIPËRISË

NGA ETNOR CANAJ

Në të vërtet nuk ishte dhe as nuk është qëllimi im që të sulmoj asnjë si në aspektin personal dhe të detyrës që ushtron, por, kur një figurë institucionale që mbulon një detyrë të rëndësishme sikurse është ajo e arkivave të Shqipërisë del me disa teori apo hipoteza, përherë ngjall kërshëri.
Po aq i vërtetë është fakti ku personalisht, jo vetëm nuk kërkoj tu jap interes teorive të shumta që mbijne si kërpudha gjatë shumë evenimenteve historike në atë copëzen tokën tonë, por më tepër, mendoj se shumë herë duhen anashkaluar. Por këtë herë mu duk e udhes njëfarë reagimi.21624001_1787452237949188_729802951_n

Sigurisht, portalet online sikurse rrjetet sociale nuk janë ato më të përshtatshme për një debat qoftë ky shkencor apo edhe thjesht i tipit mediatik.
Pa kërkuar ketu të zgjatem në subjektivizëm, pasi nuk është diçka që më karakterizon, sikurse, pa kërkuar këtu të sulmoj zotërine në fjalë ne anën personale (as e njoh e as më njeh) më duhet të fokusohem në anën institucionale dhe të një figure institucionale që del në disa përfundime sa interesante po aq të diskutueshme.

Sipas përfundimeve që nxjerr drejtori i arkivave të shtetit Shqiptar, Skenderbeu lind i ritit ortodoks sllav dhe tregues per këtë fakt janë blerja e kulles apo vendvarrimit në Hilandar të malit Athos prej Gjon Kastriotit. Si rrjedhoje: Hilandari ishte pjesë e lëshuar kishes sllave prej qendres ekumenike bizantine (varej prej Kostandinopojes) si dhe emrat e femijeve të Gjonit që ishin tipike sllave ku si perfundim drejtori del që Kastriotet i perkisnin ritit sllav ortodoks.
Deri në këtë pike asgjë të re, pikërisht sepse njihen në historigrafi si çeshtja e Hilandarit ashtu edhe emrat e fëmijeve, sikurse njëri prej vellezerve të Skenderbeut supozohet se u shugurua murg aty. Përhere sipas përfundimeve të drejtorit të arkivave Shqiptare, kjo gjë bëhej vetem në se në atë përiudhe i perkisje ritit fetar bizantin sllav mund të të jepej leja në se aplikoje për një vendvarrim.
Por, a përbëjnë argumenta keto të dhena?
Për mendimin tim aspak.

Në radhë të parë Gjoni, i ati i Skenderbeut, bleu atë qe njihet si “Kulla Arbërore=Arbanaški pirg” për 80 fjorine dhe për këte akt firmëtar në anën shitëse ishte një klerik ortodoks i ritit grek dhe aspak sllav. Pra, territori administrohej prej Hieromonakut Ikumenik te Hilandarit me emrin Athanasios, emer ky që në se do merreshim me derivate perkatesie fetare nuk ka aspak lidhje me emrat sllav dhe llogjikisht nuk administrohej aspak prej ndonje subjekti periferik sikurse kleri sllav apo Kisha Sllave.Prej momentit kur vet Kisha Sllave kishte bler territor ne malin Athos do të thotë që mund të kishte autonomi dhe aspak pavarësi të plotë dhe kontrata mund edhe të revokohej në raste të veçanta.
Kulla Arbërore= Arbanaški pirg, në Hilandar, gjendet në anën jug-përendimore dhe pranë portit të manastirit të Hilandarit në malin Athos. Manastiri i dedikohet Shën Gjergjit. Në ekzanorteksin e kishes së Hilandarit, në murin verior gjendet mbishkrimi në gjuhen serbe: « Престави се раб божии Репош, дукс илирскии, 6939=Këtu prehet shërbetori i Zotit Reposhi, duka i Ilirise, 1431″.22127515_1801138323247246_541165510_n

Pra, në mbishkrim sillet titulli i Reposhit si duk i Ilirise dhe viti ai 1431.
Në se konsiderojmë faktin që Pirgu (Kulla) Arbëror blihet në vitin 1426-28 prej aktit të shit-blerjes, dokument ky i cili gjendet në Muzeun Rumjanovski ne Moskë ku ndër të tjerat shkruhet: «Сего 2 маја престави се Кастриот, мнишки же Иоаким монах”, na çon në përfundimin që Reposhi nuk mund të ketë vepruar në këtë manastir dhe ka gjasa të jetë varrosur aty më tepër si nje laik dhe vonë se sa si nje murg i përhershem në malin Athos (emri i Reposhit del edhe gjetkë dhe sipas Muzakes ka gjasa të ketë vepruar si murg në malin Sinai ku edhe vdiq-“ Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li morese”). Gjithashtu duhet të theksojmë faktin që Reposhi varroset në Hilandar me titull fisniku (duka i Ilirise) dhe jo si klerik që kishte shërbyer në këtë manastir. Ka më tepër mundësi që kaloi vitet e fundit të jetës, në moshë të thyer në manastir por si laik dhe jo si murg. Kishte këtë të drejtë pasi Gjoni zotëronte katër adhelfata (leje apo të drejten për të qëndruar në manastir) pasi i vetmi që humbi këtë të drejtë ishte Stanisha i cili u kthye në besimin islam.
Keto blerje trualli apo vendvarrimi ishin praktika të shpeshta dhe të njohura për feudalet e kohës dhe mund të konsiderohen si azile apo pensione ku njerëzit tërhiqeshin në një jete monastike në moshe të thyer (pleqeri) dhe ka mundësi që edhe vetë Gjon Kastrioti (i ati i Skenderbeut) të ketë kaluar vitet e fundit të jetës në këtë manastir.
Lidhur emrit të femijeve të Gjonit dhe Vojsaves me prejardhje sllave, mendoj se është çeshtje pa baza, ku nuk përbën argument dhe e tejkaluar tashmë (i bie te jemi 70% me prejardhje arabe si popullsi sot në Shqipëri).
Me tej, në se do hidhnim tezen që Kastriotët ishin të ritit sllav ortodoks mbi të gjitha na duhen provat materiale dhe në veçanti ato arkeologjike në territorin ku sundonin Kastriotët. Kur provat materiale heshtin dhe nuk gjenden nuk kemi arsye ti sajojme.
Shume bukur që duam të gjithe të përfshihemi në vitin e Skenderbeut, por duhet përhere kriter në ato çka shkruajmë dhe mbi të gjitha prej atyre subjektesh të cilat për më tepër kanë detyra shoqërore dhe institucionale që përfshijnë gjithë shoqërinë.

/Etnor Canaj fb

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: