Advertisements
Telegrafikisht

Shkëmbi i Vajës ( Vajtimit )

shkembi-bashke-336x200Shkëmbi i Vajës

Shkëmbi i Vajës është një shkëmb legjendar tashmë që lartësohet në grykën e lumit më të njëjtin emër Lumi i Vajës në qytetin e Krujës. Është një lapidar natyror i fiksuar me mjaft mjeshtëri në foton që po paraqesim për lexuesin nga fotografja Juri Noga. Ky objekt ndodhet në veri të këtij qyteti, në pjesën më veriore të Malit te Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Kruje – Qafë-Shtamë. Është grykë, sipas specialistëve, antcedente, e formuar nga grryerja e lumit të Drojës mbi shkëmbinjtë gëlqerore prej miliona vjetësh. Gjatësia e saj kalon 1 km e gjerësia mesatare rreth 50 m. Ka sektorë ku gryka ngushtohet ndjeshëm dhe arrin deri në gjerësi vetëm 5 – 6 metra. Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 m e pjerrësi gati vertikale. Në to ka guva karstike, por mund të ketë edhe shpella. Në shtratin e përroit ka blloqe shkëmbore të mëdhenj, pellgje me ujë të pastër etj.

Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës me 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve mizore, u kapën dorë me dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shume tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shume vite. Ata hidhnin lule dhe vajtonin vajzat për këtë akt heroik. Prej këtij vajtimi të përvitshëm që bëheshin më pas në kujtim te vdekjes tragjike të tyre, shkëmbi mori emrin Shkëmbi i Vajës. Dhe lotët, sipas legjendës, kanë qenë të shumtë përderisa edhe rrëshqitën poshtë duke formuar edhe lumin që quhet lumi i Vajës…i cili realisht është përrua, por banorët duke u nisur edhe nga përmasat e mëdha me një dramacitet të rëndë të legjendës e cilësojnë lumë.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: