Advertisements
Telegrafikisht

Vera e kuqe , gjithçka duhet të dini mbi të

Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët.vera

Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët. Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, që paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik.

Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit si sëmundjet e pankreasit po të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet të kufizojnë konsumimin e verës. Vera, më shumë se çdo lloj pije tjetër, futet në shkencën dietetike moderne jo për merita ushqyese të veçanta, as për faktin e të qenit me virtyte për shëndetin, por thjesht për kënaqësitë e saj gastronomike, për kontributin për cilësinë dhe rritjen e nivelit të jetesës, si dhe mënyrën se si konsumi i saj në sasi të kontrollueshme nuk arrin kurrë të bëhet një rrezik për shëndetin. Ndërkaq vera nuk është një pije për të shuar etjen, as dhe për t’u shndërruar në një simbol shoqëror, por ajo është një ushqim që merret dhe shijohet së bashku me vaktet për të shtuar vlerën shijuese të ritit të së ushqyerit, por gjithmonë duke ruajtur masën.

Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute dhe madje deri në një avantazh të mundshëm të dobisë së saj është e vështirë të bëhet, dhe kjo lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, etanolin dhe efektet e tij. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Ndjenja e nxehtësisë që pason tretjen e verës ose në masë të madhe të super-alkoolikëve shpreh jo aq vlerat energjetike të alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Alkooli ka karakteristikat e një karburanti me rendiment të ulët sepse mund të aktivizojë rrugët metabolike me pak prurje energjie, ose mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruara. Prandaj duke njohur potencialin toksik të kuotës së alkoolit, te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grup-mosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike. Duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë.

Roli i verës në mënyrën e të ushqyerit

Vera është pa asnjë dyshim pjesë përbërëse e kulturës të së ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Vera është komponent i rëndësishëm i një diete të rëndësishme. Ajo është një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot njihen vlerat e saj energjetike, e cila mund të bëjë keq vetëm në rastet kur ka persona që nga padituria ose të shtyrë nga vesi abuzojnë me të. Në vendet me vreshtari të zhvilluar zakoni i të pirit verë është përqendruar pothuajse tërësisht gjatë vakteve dhe si rrjedhojë është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të konsumohet në sasi të mëdha. Është e qartë që dëmet e shkaktuara nga alkooli janë më të vogla kur stomaku është në punë për përpunimin e ushqimeve dhe i njëjti potencial metabolik i mëlçisë duket të ketë një dëm më të vogël të shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatë periudhës së tretjes. Edhe në këto doza ditore shumë më të kujdesshëm duhet të tregohemi në mënyrën e marrjes së verës dhe të përjashtohet abuzimi kur janë marrë të tjera pije alkoolike, si: aperitivët, pijet e hidhura apo super-alkoolikët. Konsumi i verës në nivelin e duhur nuk lë arsye për t’i mohuar një personi të rritur të shëndetshëm kënaqësinë që ofron shoqërimi i ushqimit me disa gota verë.

Këshilla për përdorimin e verës

-Një gotë verë në ditë është e shëndetshme

– Vera nuk u këshillohet grave shtatzëna apo atyre që kanë fëmijë në gji

– Vera nuk u bën mirë fëmijëve në moshë të vogël

– Personat me sëmundje të ndryshme të avancuara duhet të konsultohen me mjekun për përdorimin e verës

-Vera është e këshillueshme për personat që vuajnë nga anoreksia

-Ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë

Rastet kur përdorimi i verës ndalohet

Në disa raste është i ndaluar konsumimi i verës. Nëse “shijuesi” i verës, në kufijtë e lejuar të përdorimit të saj, mund të ndiejë kënaqësi nga vera pa pasur rrezik të dëmtojë shëndetin e tij kjo lejohet, por në rastin kur disa persona të sëmurë dhe me gjendje të caktuara fiziologjike si: obeziteti, shtatzënia apo plakja e parakohshme; vera nuk këshillohet të konsumohet. Abuzimi i vazhdueshëm me alkoolin lidhet me patologjitë që shfaqen në aparatin e sipërm të tretjes dhe për këtë duhet që këtyre personave me këto patologji t’iu thuhet shprehimisht se përdorimi i pijeve alkoolike është klinikisht i ndaluar. Duke ndjekur këshillat e duhura mbi konsumimin e verës ashtu si duhet, rritet niveli i të ushqyerit të njeriut dhe përjashtimet janë në disa raste patologjish, si shtatzënia apo faza e të ushqyerit me gji, ose gjendje të avancuara të sëmundjeve të ndryshme.

Kur është e këshillueshme vera

Një gotë vera në ditë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve, iposekretive ose te personat që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një ipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorim i keq i verës konsiderohet rasti kur kjo pije u jepet fëmijëve ende të papjekur dhe këtu përfshihet edhe përdorimi i birrës apo aperitivëve nga fëmijët. Më pak drastik është këshillimi i përdorimit të verës te të moshuarit sepse nga një anë përdorimi i verës është bërë për ta një rit dhe nga ana tjetër favorizon oreksin, por kujdes në teprime sepse sjell plakje të parakohshme, por përdorimi në doza modeste nuk përbën aspak problem. Këtu duhet të ndiqen këshillat e mjekut kurues, që vendos rast pas rasti për dobinë ose jo të konsumit të disa gotave verë. Por shkenca ka provuar se vera është komponent i rëndësishëm i një diete të shëndetshme.

Sasia e duhur për konsumimin e verës

shesh-i-zi1Sasia e verës që duhet të konsumohet varet nga mosha dhe kushtet e personave të veçantë, sidomos grave dhe të moshuarve, prandaj është e këshillueshme të ndiqen udhëzimet që ofron shkenca e dietologjisë. Për këtë nuk duhet t’i referohemi kapacitetit teorik të metabolizimit të alkoolit të lejueshëm, rreth 1g në ditë për çdo kg peshë, që do të korrespondonte për një verë normale në gradacionin alkoolik në rreth 750 ml pije për burrat në kushte të mira shëndeti dhe dihet për gratë sasi më e paktë. Shumë shkencëtarë bien dakord për një konsumim të rregullt dhe të paabuzueshëm të etanolit në ditë që shkon rreth 0,60 -0,75 g/kg peshë trupore. Për të rriturit në gjendje të mirë shëndetësore konsumi i përditshëm i pranueshëm mund të jetë deri në tri gota verë për burrat dhe jo më shumë se dy gota për gratë.

Vera sjell dobi energjetike

Vera mund të konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rëndësia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet që lidhen me përdorimin e kalorive që vijnë nga alkooli. Edhe pse vera është një prodhim kompleks, i pasur në substancat që e përbëjnë, të cilat janë më shumë se 250, vlera apo dobia energjetike e një vere të mirë koinçidon në praktikë me atë të etanolit dhe lëkundet në rastin kur konsumohet normalisht gjatë një vakti deri tek 700 kilokalori për litër. Duke pasur përherë parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra të barazojë një gotë verë me 30 gr bukë ose 100 gr mish viçi pa dhjamë. Ndërkaq kaloritë e alkoolit nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për punë fizike apo për qëllime plastike, siç ndodh për ushqimet e tjera, por kontribuojnë për metabolizmin bazë dhe nuk nxisin përdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.

“Vera mund të jetë ilaç ose helm, është thjesht çështje dozash”

Vera e kuqe si ilaç, gjithçka duhet të dini mbi të

Konsumimi i moderuar i verës ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, i prostatës

Paracelsus, mjeku i shquar zviceran i shekullit te XVI thotë: “Vera mund të jetë ushqim, ilaç ose helm- është thjesht çështje dozash”. Vera ka një histori të gjatë përdorimi në fushën e mjekësisë dhe shëndetit. Ajo është përdorur prej shekujsh si një formë e vjetër mjekimi, duke u rekomanduar për një sërë problemesh që nga trajtimi i plagëve e deri tek diarreja dhe lehtësimin e dhimbjeve të paslindjes tek nënat e reja. Megjithatë vera ka luajtur një rol të rëndësishëm në mjekësi deri në shekullin e 20-të. Nga ana tjetër, sot ka shumë diskutime mbi alkoolin dhe mbi pasojat që sjell ai për shëndetin.

Hipokrati

Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, e cilësonte verën si një mjekim të mirë kundër diarresë. Ai e rekomandonte verën si pjesë e një diete të shëndetshme dhe për dezifektimin e plagëve. Edhe praktikat e romakëve të lashtë mbi verën ishin pak a shumë të ngjashme, për mjekimin e plagëve, etj.

Feja

Feja gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e verës, ku thuhet se kurdoherë që mungonte vera, lind nevoja për ilaçe.” Në disa libra vera rekomandohej për problemet me stomakun dhe tretjen.

Roli i verës

Në ditët e sotme janë kryer shumë studime lidhur me verën. Studimet kanë zbuluar që vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin. Flavonoidet janë të njohura për cilësite e tyre antioksidante dhe ndihmojnë trupin t’u rezistojë: viruseve apo qelizave kancerogjene. Ato gjithashtu reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin t’u rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Verërat e thata janë më të mirat për të marrë një dozë të mirë me flavonoide. Megjithatë edhe pse vera përmban përbërës shumë të rëndësishëm për një shëndet të mire, nuk duhet ta teproni.

Paracelsus, mjeku i shquar zviceran i shekullit te XVI thotë: “Vera mund të jetë ushqim, ilaç ose helm- është thjesht çështje dozash”. Ashtu si me çdo ushqim apo pije tjetër konsumimi i sasive të mëdha mund të dëmtojë shëndetin. Shumë prej punonjësve shëndetësorë bien dakord që një gotë verë cilësore në ditë mund të jetë e dobishme për shëndetin. Eksperti kardiovaskular, Prof. Roger Corder, ka shpenzuar vite për studimin e dobisë së verës së kuqe. Në librin e tij “Dieta e Verës” ai shprehet i bindur që shumë prej nesh duhet të përfshinë verën në stilin e jetës së përditshme. Corder zbuloi atë që ai e quajti “Paradoksi Francez”. Ai çuditej me faktin që francezët kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës edhe pse dieta ushqimore e tyre ishte shumë e pasur me yndyrna. Ai i përqendroi studimet e tij në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku jetëgjatësia ishte më e madhe. Prof. Corder zbuloi që rajoni prodhonte një verë lokale që kishte karakteristikën të ishte më e pasura në gjithë botën me procianidin (antioksidant). Kjo e çoi atë në studimet e mëvoshme për përfitimet mjekësore të verës së kuqe. Megjithëse vera mund të jetë e mire për shëndetin nuk duhet tepruar me përdorimin e saj.

Mos e teproni me verën! Konsumimi i moderuar ul rrezikun e disa formave të kancerit11354147_925907160765127_1412876989_n

Konsumimi i tepërt i alkoolit sjell shumë probleme për shëndetin e sidomos për kockat. Ai është një toksinë që dëmton qelizat. Agjencia Ndërkombëtare për Studime mbi Kancerin e Organizatës Botërore të Shëndetit e ka klasifikuar alkoolin si carcinogen të grupit 1. Disa studime kanë dëshmuar se edhe një konsum i moderuar i alkoolit shton rrezikun për një sërë llojesh të sëmundjeve të kancerit, përfshi atë të gjirit, kolonës, stomakut etj. Nga ana tjetër shumë studime të tjera kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës së kuqe ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, i prostatës, etj. Studimet e fundit nga “Shkolla Yale” kanë treguar se tek vera gjenden disa përbërës mbrojtës kundër disa formave të kancerit. Krahasuar me femrat që nuk konsumonin alkool, ato të cilat kishin pirë verë për të paktën 25 vjet ishin 33% më pak të prirura për t’u prekur nga sëmundjet e sipërpërmendura. Megjithëse alkooli shihet si një nga armiqtë kryesorë të shëndetit dhe në veçanti të prekjes nga kanceri, tek vera është zbuluar një kimikat që quhet resveratrol, që gjendet tek rrushi, e që sjell përfitime kundër kancerit të gjirit.

Resveratroli mbron trurin

Shkencëtarët nga universiteti John Hopkins pohojnë se kanë zbuluar mënyrën se si resveratroli, i cili gjendet në lëvoren dhe farat e rrushit të zi, mbron dëmtimet e trurit pas sulmeve në tru. Metoda e hulumtimit është bazuar në ushqimin e minjve laboratorit me dozë të caktuar të resveratrolit brenda dy orëve nga nxitja e sulmit në tru te minjtë. Është vërejtur se minjtë të cilët kanë konsumuar resveratrol kanë pësuar dëmtime dukshëm më të pakta të trurit krahas minjve të cilët nuk kanë përdorë resveratrol. Autorët e studimit thonë se resveratroli, i cili gjendet në verën e kuqe, rrit nivelin e enzimës hem-oksigenazë për të cilën është e njohur se mbron qelizat nervore në tru nga dëmtimi. Por, sipas tyre, duhet të bëhen ende hulumtime shtesë për të pohuar efektin mbrojtës të kësaj substance dhe për të caktuar dozën maksimale që mbron trurin edhe te njeriu.

Antioksidantët

Antioksidantët tek vera e kuqe të quajtura polifenole mbrojnë enët e gjakut. Tek vera e kuqe janë zbuluar dy tipe polifenolesh, flavonoidet dhe jo-flavonoidet, të cilat pengojnë yndyrën të bokllokojë arteriet. Kërkimet kanë treguar gjithashtu se resveratroli tek vera e kuqe mund të reduktojë obezitetin dhe problemet me diabetin, sëmundje këto që çojnë në dëmtimin e zemrës. Gjithashtu ka dhe tregues të tjerë se resveratroli pakëson mpiksjet e gjakut. Resveratroli gjendet tek rrushi dhe vera e kuqe përmban më shumë resveratrol se e bardha. Sasia e polifenolëve tek vera varen nga lloji i rrushit që përdoret gjatë procesit të fermentimit. Verërat e bëra nga rrushi i zi si tannat dhe malbec kanë sasinë më të lartë të polifenoleve. Rrushi Tannat rritet në rajonin Madiran të Francës jugore.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: