Advertisements
Telegrafikisht

Historia e armëve të Skënderbeut, si përfunduan në Vjenë.

26169256_1795873300475435_2269678150191718056_nViti 2018 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Armët dhe përkrenarja origjinale e Heroit tonë Kombëtar ndodhen në muzeun e Vjenës në Austri.
Shpata është prej bakri, punuar me teknikën artizanale të rrahjes. Me vdekjen e perandorit të Austrisë, djali i tij i dytë, Ferdinandi, u shpall arkidukë i Tirolit. Nga pjesa e trashëgimisë iu la Tiroli së bashku me gjysmën e armëve të armatores perandorake të Vjenës. Në vitin 1567 ai rindërtoi kështjellën Ambras në Insbruk dhe mblodhi aty armë, veshje lufte, piktura me vlerë etj. Këshilltari i tij, Jakob Shrenke u shkroi letra figurave të shquara të kohës, si edhe trashëgimtarëve të tyre, që t’i binin objekte të tilla në armatoren e kështjellës Ambras. Shrenke i iventarizoi objektet dhe në bazë të tyre botoi në vitin 1601 librin “Figura fare të vërteta të perandorëve augustë, të mbretërve e shumë të ndriturve arkidukëve, princave, të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armatoren e kështjellës Ambras”. Me anën e këtij botimi u mundësua njohja e armëve të Gjergj Kastriotit. Me vdekjen e arkidukës së Tirolit, Ferdinandit, në vitin 1605, kështjella Ambras iu shit perandorit të Austrisë. Më 1806, armët u mbartën për në Vjenë. Në vitin 1814 u ekspozuan në kështjellën Belvedere. Më 1888 u ekspozuan në ndërtesën e re të muzeut të Vjenës.Koha e punimit të përkrenares origjinale është viti 1459, kur me nismën e Papa Piut II, Gjergj Kastrioti u kurorëzua Mbret i shqiptarëve. Në pjesën kulmore të përkrenares është vendosur një kokë dhie e gdhendur. Përkrenarja është prej bakri. Nga brenda është veshur me lëkurë, që del paksa mbi ballë. Ajo rrethohet prej një rripi lëkure, të zbukuruar me gjashtë trëndafila të praruar. Në hapësirat ndërmjet trëndafilave janë shkruar me shkronja latine, në stilin gotik inicialet: IN, PE, RA, TO, RE, BT, që dëshifrohen: Isus Nazarenus, Principi Emanthiae, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiroticum, Benedictum. Kuptimin i tyre në shqip është: Jezusi i Nazaretit bekon Skënderbeun, princin e Matit, mbretin e Shqipërisë, tmerrin e Osmanëve dhe mbretin e Epirit.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: