Advertisements
Telegrafikisht

Kur dreqin do zemë mend si shqiptarë, për të mos iu drejtuar armëve edhe për festa?!

Nga Gjergj Marku

Klejdi Gjeta, 16-vjeçari që ndërroi jetë natën e ndërrimit të viteve në Kurbin, pikërisht prej marrëzisë që manifestohet nga disa persona në Kurbin duke “përuruar” festen e madhe të ndërrimit të Moteve me kallashnikovë, nuk e meritonte këtë fund.weapons-ban_360_360.jpg

Dhe prej faktit se familja e tij ka hequr jo pak taksirate. Nuk di si ta ngushëlloj babain e tij Ndrecën, një person aq i dashur dhe punëtor (kushëri imi), që me jetë të ndershme në kufinjtë ekstreme të mbijetesës, ia kishte dalë të përballonte edhe fatkeqësite dhe jo pak probleme që e kanë ndjekur familjen e madhe të tij prej vitesh.

Klejdi ishte gëzimi i familjes, i shuar padrejtësisht mbi çatinë e shtëpisë kur të gjithë e prisnin në sofrën e festës, ndërsa e gjetën lart në tarracë në “Sofren e vdekjes” të goditur nga ndonjë plumb qorr, sipas gjasave, që derdheshin pa adresë gjithandej Kurbinit.
Kur dreqin do zemë mend si shqiptarë, për të mos iu drejtuar armëve edhe për festa?!

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: