Advertisements
Telegrafikisht

Detajet/ Paratë e vjedhura në bankën e Laçit ishin të Drejtorisë së Transportit Rrugor

315097_m-1Dalin detaje të reja në lidhje me grabitjen që ndodhi në një bankë të nivelit të dytë pasditen e së premtes në Laç. Bëhet me dije se autorët kanë grabitur paratë e Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor Laç, që po dorëzonte arkëtimet e ditës në bankë.

ABC News ka mësuar se vjedhja ka ndodhur sapo mjeti i blinduar kishte dorëzuar lekët në bankë.

Roja ishte i paarmatosur dhe tre autorët me ndihmën e sendeve të forta kanë thyer xhamin e derës kryesore.

Megjithëse ajo nuk ka qenë e hapur për klientët brenda saj ndodheshin 7 punonjësit të cilët po përpunonin lekët.

Nën kërcënimin e armës grabitësit kanë terrorizuar personat që ishin në bankë dhe më pas kanë marrë një sasi parash.

Burime të ABC News bëjnë me dije se autoret dyshohet se janë larguar me një automjet tip Land Rover.

Sinjali i bankës ka ardhur rreth 15 minuta pasi ndodhi ngjarja.

Në disa zona të Laçit janë ngritur pika të shumta kontrolli për të kapur autorët. Në ndihmë të policisë Kurbin shkuan edhe forca të FNSH në Tiranë dhe nje grup i FNSH në SHkodër.

Pamjet e kamerave të bizneseve pranë bankës u sekuestruan për të zbuluar rrugën që kanë ndjekur grabitësit.

Deri tani janë shoqëruar ne komisariat disa persona si dhe janë kontrolluar banesa e garazhe.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: