Reklama
Telegrafikisht

“GARDA KRUTANE”E KOLË JAKOVËS – NJË POEMË MADHËSHTORE “E BURGOSUR” PËR 50 VJET

 

Nga Ndoc Selimi.

gardakrutane.jpgKur lexon poemën “Garda krutane”, të shkrimtarit të njohur;poetit, prozatorit dhe dramaturgut Kolë Jakova, menjëhere mendon se je pjesmarrës nënjë luftë për jetë a vdekje midis pushtuesve turqdhe malësorëve të pamposhtur tëkrahinës sëKurbinit. Poema fund e krye përshkruhet me nje teh të mprehtë midis jetës dhe vdekjes, midis zakoneve e riteve perëndimore të shqiptarëve dhe pabesisë e brutalitetit të pushtuesve turkoshakë lindorë. Ngjarjet e poemës janë vendosur në trekëndshin Krujë- Lezhë – Burrel, ku heroizmi masiv spikat në gjithë gjërësinë shpirtërore që ka njeriu në mbrojtje të atdheut, fesë, familjes e të tokës së tij të shenjtë. Pra në zemrën e kësaj toke, pikërisht aty ku pritej vdekja në këmbë. Arbenesha nana të mjera/ shih ç’ rebesh ju vjen te dera/qajnëtë miturit tuj dihatë,/qaj me to o nane e ngratë,/se vjen turku me na zanë,/ n’dorw t’tellallit me na dhanw/rob të bredhim gjithë dynjanë. Poema sikurse e thamëna fut plotësisht në botën e luftës së shekullit XV. Aty lëvizin personazhe, gra, pleq e fëmije qe marrin arratinë për të mos u dorëzuar, shtëpi që digjen, mallkime të nënave me foshnja në gji, pleq që mundohen të japin gjithëpajën e tyre shpirtërore për të qetësuar karvanët e të pamundurve në ikje që marrin malet. Llesh Galani mes oborrit,/ftyra e tij si rrasa e vorrit,/ vare mustaqet shllungë e shllungë,/si ajo mjegulla n’Malungë,/ errun sytë e perëndue,/gra e fëmijë rrin tuj shikue./ Djepet nuset po ngarkojnë, /n’gji të vegjlit i shtërngojnë. Katër djem Kurbini dha vetëm Llesh Galani për t’u rreshtuar në ushtrinë e Skënderbeut dhe nuk i dhimben fare, kur është puna për atdhe.Vetvetiu lind një pyetje e madhe këtu, ku krenaria për të dhënë jetën është më shumë se një detyrë: Ku po shjkoni bijt e mi, /S’ju pret dasem as gosti, Por ju pret sulltani zi.? Nga ana tjetër poeti na përshkruan ardhjen e sulltanit mbi letigë në krahë zezakësh i shoqëruar me mijëra ushtarë sa edhe “gjarprinjëve u ardhka friga” – thote poeti. “ Ecë ushtria fjollë e fjollë,/gjarpnon brigjet porsi bollë,/kryet të na bishtin n’Stamboll”. Por edhe duke djegur, vra, vjedhë e plaçkitë: “Digjen kullat e shkrumbohen,/Tym e re ne qiell bashkohen…” Këtu poeti ndalon dhe na paraqet të vërtetën historike ku kishat e vendet e kultit të krishterë kthehen në xhami e tyrbe. Ndoshta ishte kjo pikë, këto vargje që lëshuan rrufenë, që ra më vonë mbi poetin, mbi redaktorin Agim Gjakova dhe mbi poemën që u la në heshtje për 50 vjet. Ishte fillimi i vitit 1967 kur u thur poema dhe ku ta dinte Kol Jakova se shteti i zi komunist kishte marrë vendimin famëkeq për shembjen e kishave, për arrestimin dhe vrasjen e klerit katolik, për heqjen e besimit me kushtetutë? Poeti shprehet se vetëm malet arbërore nuk e ulnin kokën për këtë sulltan të gjithësisë: “që i hoq kryqin Shën Sofisë/Dhe i vu sipër yll e hanë/Pejgameri si e pat lanë,/shpata e tije t’pushtojë dunjanë”. “Dhe kjo shpatë Stambollin mori/Kryqi i Krishtit fronin bori/Shtang nga tmerri mbet Europa/zemra e Pap’s u nda dy copa”, dhe se kur te ketë bërë rrafsh për toke Shqipërinë e shkretë, kur të ketë djegur dhe kur të mos dalë më pranverë e të këndojë qyqja derë për derë, kur tëketë vrarë të gjithë burrat dhe gratë te marrura peng, atëhere do t’i drejtohej Italisë dhe Shën Pjetrin ta kthente në xhami. Dënohet me vdekje Shqipëria me 1478, por dënohet edhe poema e Jakovës më 1967. Me art përshkruhen bisedat në mes grave strehu në malet e Kurbinit, sa nusja e re Suta, bijë Selite u kujton krushqit që një ditë të bukur pranvere erdhën në shtëpine e saj dhe e dërguan te burri. 22093776_1800571953303883_1160517908_n.jpgAty ishin kapedanët shqiptare si Vrano Konti, Mark Selala, Ndre Shafloqi, Palush Bardha, etj., duke u numëruar edhe trimëritë: –Vrana Konti krushk i parë,/ n’gjoks nishanet serm e ar,/mbi krye ksulën e bardhë shpatore,/tirq shajaku e brez mangore. Autori është kujdesur të na përshkruaj çdo detaj duke na sjellë këtu edhe veshjen ceremoniale kombëtare kurbinase me kësulen e bardhë të rrafshtë, shpatore. Ndërsa trimi tjetër përkrah Selala ishte i thekur ndër luftra sa: Dymbdhjet here nder lufta u mat, dymbdhjet plagë numron në shtat. Nusen Sutë e kërkon renegati Ballaban Pasha, shqiptari tradhëtar, i cili u flet shqip duke u kërkuar nusen e re Sutë për ta dërguar në harem të sulltanit: –Mos u tremni ju moj vasha,/se unë jam Ballaban Pasha,/gjak me ju, me fis matjan,/n’ Bater m’lindi mue nji nanë. Reagimi i kurbinasve vjen i menjëhershëm. Mendohet një sulm mbi hordhitë turke, por ato ishin shume e tëarmatosur mirëe nuk mund të luftonin kundër saj një grup me gra, pleq e fëmijë të ngujuar në male e shkëmbinj ndaj trimëresha Sutë i kërkon tatës Llesh të sakrifikohet vetë e të shpëtojnë të tjerët, pasi pikërisht atë kërkonte: tate, o tate, i miri tate/këtu m’sosi fat i ngratë., dhe duke u lanë amanetet simotrave të tjera që në qoftë se e kërkon dikur Gjergji, i shoqi që ndodhej në luftë, ka për ta gjetur vetëm si lule të mbirë në shkam: …te ky shkamb rruga po i ra/nji zambak ka për ta pa… për tu dhënë të kuptojne të ngujuarve në male, se do të vetësakrifikohet duke u hedhur nga shkëmbi e në dorë turkut nuk ka për të rënë e gjallë, por si do ta linin vetëm simotrat e tjera? 22089133_1779479905413534_6356716867302504857_nHeroizmi kolektiv merr rrugë; përkrah saj hidhen të gjitha nuset e vajzat e reja pa fëmijë, pasi i njëjti fati i të rënit në dorë tëepsheve tëturkoshakëve i priste edhe ata. Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, bijëe Gjonmit u flet të pranishmëve: …Sot pra erdh fatlumja orë/ T’bahem nuse me kurorë/ Bashkë me Suten dora dorë… Në përkrahje të saj vijnë me radhë gra e vajza si Mara me pajë në arkë te kulla qe po digjej, e cila ishte e fejuar në Logorec, pastaj vijnë bijat simotra nga Kuqna e Zheja, Serafina mbesë Vladanejsh e të tjera pas saj vasha të Kurbinit, të cilat lidhen dora dorë përmbi kalanë e Skurajve, ekspozuar Ballabanit të cilat porsi motra rrite t’nji gjinit i kujtojnë pashës së zi se “..se pa shkue gjaku gurra gurra/mos me i dhane vashes dy burra” dhe se meqë nuk i mjaftuan shtëpitë që dogji, gratë e fëmijët që gjallë i poqi, por kërkon të rrëmbejësi triumf edhe gra e vasha duke shkelur nderin e zakonet e vendit e duke shnderuar vorret e të parëve. Ashtu të ngujura në shkëmb luftojnë kundër dy taboreve që i varen shkëmbit për të zënë vashat të gjalla, por burreneshat nuk dorëzohen e ashtu me gurë e shkrepa u rrokollisin mbi kokë turqve. Në pamundësi të kapjes gjallë, Ballabani jep urdhër që të asgjësohen me shigjeta. Këtu autori, ashtu si gjatë gjithë poemës, hedh talentin e vet në këtë përpjekje mbinjerëzore dhe fundin tragjik të vashave të trevës së Kurbinit që me kangë në gojë kushtuar Skënderbeut, i shpalosen përballe shigjetave armike. “..hapen krahte vashat athere,/e si zogj që tunden n’erë,/morën rrugën për humnerë..” me njetin e madh që luftëtarët trima me Skëderbeun ne krye do t’ua marrin hakun. Kol Jakova, si një Fishtë i dytë, e limon vargun e fjalën duke na sjellë me nota reale të gjithë atë që ka ndodhur në shekullin XV në trojet shqiptare, falë episodeve të kësaj ndeshjeje të përgjakshme të cilat shtjellohen në zemrën e Arbërisë, në Kurbinin heroik, ku burrat e këtij vendi përbënin ajkën e ushtrisë skënderbejane, por sigurisht duke sakrifikuar deri në gjakun e fundit gjithëatë që kishin trashëguar ndër shekuj. Poema vazhdon po me të njëjtin ritëm, me të njëjtën muzikalitet për të na sjellë me vonë hakmarrjen e prijsit shqiptar dhe të luftëtarëve të tij kundër hordhive turke dhe heroizmin e burrave dhe të afërmve të vajzave heroina që i priten shigjetat turke me trup duke u bërë një shembull i gjallë i vetësakrifikimit për t’i treguar edhe botës se shqiptari nuk mposhtet, nuk turqizohet, por sakrifikohet. Poema mbyllet me fitoren e trimave shqiptarë dhe festën që bëjnëata pas kësaj beteje të tmerrshme dhe se: “Skënderbeu triumfator/n’kala t’Kruj’s hyn madhështor “. Kjo poemë, mendoj se hyn në fondine artë të letërsisë shqiptare. Ajo u botua në kuadrin e 500 -vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonëGjergj Kastrioti, Skenderbeut. Lexuesit e shumë, sidomos ata nga trevat veriore të vendit, duke qenë se poema ishte shkruar në gegnisht, gjeten aty të parët e tyre, vetveten dhe e përpinë menjëherë, sa ne brezi i asaj kohe e mësuam gati të gjithë tekstin përmendesh, ndërkohë që e kundëta ndodhi në qarqet letrare qeveritare, të cilët e kritikuan veprën dhe autroin e saj deri në skajet e ndalesës nga qarkullimi. Kanë kaluar pesëdhjetë vjet dhe libri mori vulën e harresës, sikurt të mos kishte ekzistuar kurrë kjo poemë. Tash në këtë 550-vjetor të vdekjes së Skënderbeut, mendoj se kjo poemë duhet të zërë vendin e saj që i takon në letërsinë shqiptare.Le të shpresojmë.

scanderbeg_winer_of_battle___painting__1974__by_eduartinehistorise-d8436al

Reklama

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: