Advertisements
Telegrafikisht

Mbyllet sezoni 2017 i superliges, Laçi vulos vendin e tretë.

Kategoria Superiore ka mbyllur sezonin për vitin 2017, teksa Skënderbeu është shpallur kampion dimri. Skuadra korçare ka ecurinë më të mirë në kampionat, pasi ndodhet e shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Flamurtari. Faza e dytë do edhe dy javë për të përfunduar, por pas ndeshjeve të sotme mund të shohim edhe ecurinë deri më tani.aci

Laçi padyshim është surpriza e madhe, teksa skuadra e Mezanit në fazën e dytë ka grumbulluar më shumë pikë se të gjithë, duke pasur ecurinë e një ekipi që pretendon për titull. Kurbinasit kanë 16 pikë në 7 javë, duke humbur vetëm 5 pikë, ndërkohë që skuadra e dytë me ecurinë më të mirë është Partizani me 13 pikë.

Dy ekipet e para, Skënderbeu dhe Flamurtari kanë në total nga 12 pikë deri më tani, ndërkohë që pas tyre vjen Luftëtari me 11 dhe Kukësi me 10. Lushnja është skuadra më e dobët vetëm me 3 pikë të grumbulluar.

Trajneri Gentian Mezani ka pranuar për “SuperSport” se kishte një premio për këtë arritje, por se për ta arritur suksesin e sotëm ndaj Lushnjës kishte qenë më e vështirë se ndaj Flamurtarit e Skënderbeut.

“Kam tre javë që vuaj për Lushnjën, që para ndeshjes me Skënderbeun e Flamurtarin. Kam menduar vetëm ndeshjen me Lushnjën, se në ndeshjet me Skënderbeun dhe Flamurtarin se skuadra motivohet vetë ndaj tyre se janë skuadra të mira, për të rinjtë janë vitrinë. Me Lushnjën mendoja që do të ishte më e vështira dhe ashtu doli.

Europa? Unë mendoj se duhet të jemi modest, të qëndrojmë me këmbë në tokë, janë të rinj. Na shërbeu kjo mbyllje e kampionatit me këtë fitore, por të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe mosha e re nuk na lejon që të fluturojmë.

Forma e sulmit? Të gjithë sulmuesit kanë shënuar dhe kjo më kënaq se kur ke shumë që shënojnë është e mirë. Nëse vazhdojnë kështu, mund të shkojnë larg se janë të rinj. Uzuni e Xhixha kanë të ardhme.

Premio? Sigurisht që ka. E kam thënë edhe herën e kaluar, presidenti dhe kreybashkiaku pas fitoreve u japin premio skuadrës dhe është motivuese.

Merkato? Sigurisht që kjo duhet të jetë dhurata këtë fundvit por mendoj se e kemi grupin. Duhet të jenë të studiuara që të mos prish këtë grup. Duhet gjetur elementi i duhur për të përforcuar skuadrën. Kemi probleme në mbrojtje, edhe pse kemi shkuar mrië, pa i hequr asgjë këtyre çunave. Në qendër jemi të zbuluar se nëse më dëmotohet një, nuk kemi tjetër. Mbrojtja është më problematike se nuk kemi lojtarë”, deklaori Mezani.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: