Advertisements
Telegrafikisht

Tjetër sukses,Laçi thyen dhe Flamurtarin në Vlorë

Për shkak të shiut u luajtën vetëm 45 minuta dje dhe Laçi u fut në fushë sot me një gol të artë në favor.

Sot u luajtën 45 minutat e dyta, në mot shumë më të mirë, por fati nuk ktheu për Flamurtarin.Flamurtari21-470x237

Presion konstant, sidomos në gjysmën e parë të 45 minutave, raste dhe një shtyllë, por asnjë gol për kuqezinjtë e Duros, kjo dhe për merite te portjerit Gentjan Selmani i cili beri mrekulline në minutat e fundit duke shpëtuar skuadren e tij nga një gol i sigurtë. 90+3’ Vendasit të gjithë në sulm, Alvesh tenton fluturimthi në hyrje të zonës, pret mrekullisht portieri i kurbinasve, sfera e mbetur në zonë është për Bicajn që tenton të godasë, por sërish Selmani pret dhe neutralizon rrezikun.

Laçi u mbrojt me të gjitha forcat, luajti një ndeshje perfekte, përtej faktit që sot thuajse nuk shkoi fare në mesfushën vlonjate.

Për laçianët tashmë hapet oreksi dhe shikohet vërtet Europa, ndërsa Flamutrari ndalet kur nuk pritej dhe ëndrrat për kreun duhen arkivuar për momentin.

FLAMURTARI – LAÇI       0-1

Shënues: Rexhinaldo 36′ pen.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo (Jakovljeviç 74′), Hoxhaj (Liçaj 72′), Kamara, Alvesh.

Trajner: Shpëtim Duro

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Kallaku (45′ Xhixha) (Shala 90’+2), Lushkja, Jonuzi, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Siljanovski 36′ / Lushkja 41′, Uzuni 44′, Fangaj 56′

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: