Advertisements
Telegrafikisht

Tjetër mrekulli në bilardo, Eklent Kaçi i treti në Botë!

Klenti-Kaci-of-Albania-430x245Eklent Kaçi po shkruan me germa të arta historinë e sportit shqiptar të Bilardos. I riu kurbinas mori pjesë në Botërorin e Bilardos në Disiplinën 9-Ball dhe paraqitja e tij ka qenë mbresëlënëse.

Kaçi sot ka tifozë në mbarë Botën dhe shumë janë “ngulitur” duke ndjekur paraqitjet e tij dhe kanë festuar jo pak fitore, plot gjatë, deri kur bilardisti shqiptar u ndal në gjysmëfinale.

Ishte vetëm një ndeshje larg për të luftuar për titullin Botëror, por është shumë i ri, në janar bën 19 vjeç. Kaçi kaloi pa probleme deri në gjysmëfinale, madje mposhti spanjollin David Alcaide 11-4 (deri para një muaji ishte numri një në renditjen e përgjithshme të Eurotureve).

Sot Kaçi tentoi finalen, por filipinasi Roland Garcia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe në fund triumfoi 11-6. Vendi i tretë në botë për bilardistin shqiptar, një rekord për bilardon shqiptare dhe padyshim një arritje e rëndësishme për Kaçin, që synim ka të bëhet numri një në botë. Deri më tani është në rrugë të mbarë…

World 9-Ball Championship (Doha Qatar)

Mohammed Hassan – Eklent Kaçi 2-9
Chu Bingjie – Eklent Kaçi 6-9
Eklent Kaçi – Roman Hybler 11-6
David Alcaide – Eklent Kaçi 4-11
John Morra – Eklent Kaçi 7-11
Eklent Kaçi – Maung Maung 11-7
Roland Garcia – Eklent Kaçi 11-6

hqdefault

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: