BYREK ME QUMESHT

Byreku është një ushqim tradicional i vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Alternativat janë të larmishme: byrek me spinaq, qepë e domate, fasule, gjizë, djathtë, presh, apo qumësht. Të gjitha kanë veçantinë e tyre dhe të gjithë byrekët janë super të shijshëm. Receta e rekomanduar bën fjalë për byrekun me qumësht. Përbërësit e byrekut me qumësht.

Racionet: 4 ose 5
3 filxhanë çaji miell, 2 kokrra vezë 1 pako gjalpë ose vaj ulliri ¾ liter qumësht 1 filxhan çaji niseshte pak kripë.download

Udhëzimet Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut. Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë. Hidheni miellin e situr në një tepsi. Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë. Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin. Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta. Pasi brumi të ketë marrë formën e duhur, ndajeni në kuleçe dhe mbulojini me napë të lagur. Lërini të qëndrojnë për 20-25 minuta.Më pas hapini kuleçët një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte. Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës. Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen. Ndërkohë trazoni qumështin, vezët dhe gjalpin e shkrirë. Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.Spërkateni me masën e qumështit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur. Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e qumështit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur. Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë. Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta. Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni.

Byreku shoqërohet shumë mirë me një pjatë kos ose gotë me dhallë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: