Advertisements
Telegrafikisht

Eklent Kaçi,një tjetër histori suksesi që lartëson emrin e Shqipërisë në botë.

Eklent Kaçi, 18-vjeç nga qyteti i Laçit ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball” duke mundur finlandezin Petri Makkonen në turneun Botëror të Bilardos në New York. Sportisti është një tjetër histori suksesi që lartëson emrin e Shqipërisë në botë. Pas suksesit në SHBA, 18-vjeçari u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë. “Kam punuar shumë për këtë ditë, nuk ishte aspak e lehtë fitorja, por jam shumë i lumtur që tani jam numri një në botë” tha ai.

Kaci
Eklent Kaçi ka lindur në Laç, Kurbin, më 29 janar 1999. E ka nisur sportin e bilardos në moshën 8-vjeçare. Në moshën 11-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në kampionatin kombëtar për të rinj dhe fitoi, duke u shpallur kampion i Shqipërisë për moshat U18.

Titujt kampion Eklent Kaçi është kampion i shumë titujve. Viti 2016, kampion në “Itali Open”. Vitin 2017, kampion në “World Pool Series 8 ball” (disiplina e lojës së 8-të), “Itali Longoni Open”, kampion. 315324_mNë “Kremlin Cup në Moskë Major tournament”, vendin e tretë. Në SHBA, “Open 9 ball” (disiplina e lojës së 9-të) zë vendin e dytë. “World Pool Series”, vendin e tretë. “World Pool Series”, kampion. Aktualisht është i pari në renditjen botërore për disiplinën e lojës së 8-të (8 ball). Në Euro Tour Trevizo Open ka zënë vendin e tretë.

/shqiptarja.com

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: