Si pasojë e një ataku kardiak, ditën e dielë është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-futbollisti i famshëm i Laçit , Kujtim Dauti.
Sulmuesi i skuadrës laçjane u shua në Greqi në moshën 52-vjeçare, pasi nuk arriti dot t’i bënte ballë problemeve në zemër që i morën jetën mëngjesin e djeshëm.
Trupi i tij pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e sotme, për t’u përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Laçit./Panorama