Advertisements
Telegrafikisht

Përmbysje spektakolare, Laçi i jep leksion Vllaznisë në “Loro Boriçi”

Laçi shkëlqen sërish dhe ka arritur që të përmbysë Vllazninë në shtëpi, në një ndeshje mjaft të bukur. Mes shumë rastesh dhe golash, kurbinasit kanë arritur që të marrin 3 pikë me shumë vlerë, duke fituar 2-1.

Ishin vendasit që fillimisht kanë arritur që të shënojnë me anë të Hasanit, gol mjaft i bukur,  megjithatë Laçi nuk u dorëzua dhe gjeti forcën që të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë, falë një 11-metërshi të fituar nga Uzuni dhe të kthyer në gol nga Rexhinaldo.FOTO

Në pjesën e dytë Lushkja, i aktivizuar në vend të Eskerdës së dëmtuar, arriti që të realizonte golin e fitores, falë shërbimit perfekt të Uzunit.

Në këtë mënyrë bardhezinjë arrijnë që të shkojnë në kuotën 18 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet sërish në fund me shumë probleme dhe i duhet ende shumë punë për të siguruar mbijetesën.

Janari është shpresa e vetme për Vllaznisë, që ka probleme pa fund, ndërsa Laçi është një mrekulli, me skuadër me moshë të re e pa yje, por me lojë fantastike.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: