Advertisements
Telegrafikisht

Alfred Milot Mirashi: Rruga e tij e gjatë nga Miloti në galeritë më të mëdha të artit botëror

IMG_7448-696x465Artisti Italo – Shqiptar, Alfred Mirashi Milot me skulpturen e tij monumentale “çelësi i Cervinares” hap dyert në skenën ndërkombëtare në një qytet të vogël dhe miqësor në Valle Caudina. Jemi në Cervinara, në provincën e Avelinos, rajonin e Kampanias, në mes të një fushe të gjelbër mes maleve te Partenios dhe madhështorit Taburno.

Këtu i riu Alfred Mirashi, me emrin e artit Milot, prej vendit ku ka lindur në rrethin e Kurbinit, vetëm njëzet vjeç, ai u mirëprit nga një komunitet me prirje per mikpritje dhe solidaritet per ata që kërkojnë ndryshim dhe perparim si pasoje e një ekzistencë të vështirë dhe nga këtu filloi ngjitja e tij e jashtëzakonshme artistike: duke dale i pari në Brera, ekspozon ne Maschio Angioino te Napolit, Ku familja nga Cervinara e filozofit Bianco e i suoi figli Avv, Raffaello e Gjenerali Francesco Bianco e ndihmuan shume, pastaj ne Firence, Romë, Torino, Milano, Venecia e deri në Kinë, duke ngjallur interesin e galeristeve dhe muzeumeve me të famshme në botë.

“Nostos” (në greqisht: kthim) është shfaqja artistike e Kryetarit te Bashkisë Filuccio Tangredi dhe nga financimi i Rajonit te Kampanias me fondet evropiane; nëse “nostos” i shtohet një tjetër fjalë greke ( “algos”), lind fjala, ose më mirë ndjenja “nostalgji,” dhe kjo është pikërisht nostalgjia që e çoi artistin Milot që të kthehet në komunitetin e Valle Caudina për të lënë një shenjë të lidhjes së tij, e cila bëhet e pazgjidhshme me punën e dhuruar.

Behet fjalre per nje skulpturë monumentale “Celes gjigant” (20 metra) prej çeliku corten, i pozicionuar në vendrrotullimin e Lagnos i cili tregon hyrjen e qytetit. Puna magjike dhe gjigante kujton e skulpturat e medhaja te Anish Kapoor te cilat karakterizohen nga simbolet qe percjellin mesazhe dhe shpresa.

Skulptura e Milotit eshte e destinuar per të hyrë në Librin Guinness të Rekordeve, dhe me të drejtë kete e vuri në dukje Kryetari i komunës Tangredi, i cili gjithashtu beri njoftimin për fillimin e procedurës për ti dhene titullin “Qytetar i nderit” skulptorit Milot. Ngjarja ngjalli interes të madh në qarkun kulturor jo vetëm ne nivel kombëtar.

Ne ceremonine e dorëzimit alegorik ishte i pranishëm edhe galeristi prestigjoz nga Milano, Matteo Lorenzelli dhe fotografi i famshem kinez Zeng Yi, te cilet theksuan jo vetëm vlerat artistike te punës, por edhe vlerat simbolike: një çelës për të hapur zemrat e njerëzve, një çelës që pas hapjes shtremberohet, per te mos mbyllur me kurre.IMG_7423.jpg

Avv. Raffaello BiancoCervinara 2017

Përktheu Stela Karafili

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: