Advertisements
Telegrafikisht

Dëmet që shkakton alkooli në trupin tonë

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është alkooli. Ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror.th

Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar përditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur.

Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por në këtë mënyrë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli.

Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.

Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë.

Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 qeliza, të parikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, shoqerore, aksidente me pasojë vdekje.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: