Nga Edmond Brozi
Përgjithësisht era e keqe e frigoriferit është një problem konstant nepër shtëpitë tona, sidomos në vendin tonë ku dihet që energjia elektrike ikën herë pas here.
Ajo është pasojë e veprimit të bakterieve që përmbajnë ushqimet që ruajmë në të.
Por le të shohim tani se cilat janë disa nga mënyrat që mundësojnë një pastrim të mirë të tij: Por veç të tjerash frigoriferi është mirë të lahet dhe pastrohet të paktën një herë në muaj.
1. Në rastin e parë do të përdorim vetëm dy elementë, një gjysëm limoni dhe kripë.
Pasi e presim përgjysëm limonin, njërën nga pjesët e shtrydhim dhe e vendosim në një enë të vogel ku më pas shtojmë kripë të zakonshme. E trazojmë dhe këtë tretësirë e vendosim në fund të frigoriferit .Ajo do të thithë aromat e këqija.
2. Një tjetër këshillë shumë e thjeshtë është vendosja e një sasie kafeje te freskët, të porsabluar në një copë te përshtatshme,e mbështjellim dhe e vendosim ne një kënd të frigoriferit.
3. Një tjetër metodë ka të bëje me përdorimin e sodës së bukes.
Për këtë, mjafton të marrim një sasi të saj dhe brenda një ene e vendosim përsëri në brendësi të frigoriferit. Këshillohet që edhe në këtë rast, gota të vendoset në pjesën më të ulët të frigoriferit.
Kujdes, uthulla nuk i eliminon aromat e këqija, ajo vetem sa i mbulon ato.