Skuadra e Laçit ka vite që është bërë macje e zezë pë Vllazninë si në shtëpi ashtu dhe në transfertë.
Pas dy humbjeve radhazi , në shtëpi ndaj Luftëtarit dhe në transferte ndaj skuadres së Kukësit sot ne jave e katërt të superliges ekipi kurbinas ka arritur një fitore me mjaft rëndësi.
Ndërkohë për Vllazninë gjërat nuk po shkojnë aspak mirë.
Katër ndeshje, një fitore ndaj Lushnjës, kapitullim ndaj Teutës, po ashtue dhe sot ndaj Laçit. Vllaznia është në rrugën e gabuar dhe ky sezon ka nisur edhe më keq se ç’u mbyll i fundit.
Cungu ankohet e ankohet dhe nuk e ka gabim: kjo Vllazni nuk premton për asgjë të mirë dhe mbi të gjitha ka një problem të madh, nuk ka sulm.
Sot shkodranët treguan se në mesfushë e lëvizin mirë topin dhe lojën praktikisht Laçi nuk e zotëroi asnjëherë, por kurthi laçian ishte i qartë, duke i lënë frenat e lojës Vllaznisë dhe duke pritur kundërsulmin, ashtu si ndaj Partizanit.
Heroi i ditës Xhixha, dy gola, të parët për të në Superiore, por Vllaznia një gol ia fali, me portierin Selimaj që gaboi keqas në golin e dytë.
Mezani e nis me fitore, Cungu me siguri do të ketë shumë për të thënë.
Kategoria Superiore – Java 4
E shtunë, më 30 shtator, ora 14:00
Laçi – Vllaznia 2-0
Shënues: Xhixha 21′, 59′
Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini (Shala 71′), Bardhi (Lushkja 54′), Eskerda (Qaqi 81′), Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha. Trajner: Gentian Mezani
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshja, Orelesi, Marku, Krymi (Tafili 58′), Hasani, Bardulla, Çinari (Kalaja 77′), Lika (Vucaj 61′), Ribaj. Trajner: Armando Cungu
Karton i verdhë: Bardhulla 65′
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Denis Agaraj, Klodian Shahini