Advertisements
Telegrafikisht

50 FAKTE  QË DUHET T’I DIMË PËR TË NJOHUR HEROIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE, GJERGJ KASTRIOTIN (SKËNDERBEUN).

Nga Kastriot MARKU

 

 Qëndresa dhe luftërat antiturke të Skënderbeut ngrenë peshë si për ç’i përket përfshirjes së tij në historinë e madhe të Europës, ashtu dhe për pozicionin 10448807_283045758540726_6414009509961174226_n (1)ndërkombëtar në të cilin, në kapërcyellin e Mesjetës dhe Kohës së Re, ai e vendosi Arbërinë e tij. Prej një kësi pozicioni ai vetë rezulton jo vetëm personaliteti më i madh politik e ushtarak i historisë së Arbërisë, jo vetëm figura arbërore më e spikatur e historisë së Europës së kohës së tij, por edhe heroi semantik i shqiptarëve të çdo kohe”. [Aurel PLASARI. “Skënderbeu, një histori politike”. Shtëpia botuese: Instituti i Studimeve Shqiptare “Gjergj Fishta”. Tiranë, 2010. f. 829.]

 

  1. Gjergj Kastriot, Skënderbeu,(1405-17 janar 1468),mban titullin Hero Kombëtar i Shqipërisë, titulli më i lartë ky dhe i vetëm që mban një shqiptar.
  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në vitin 1405 dhe vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 63 vjet.
  3. Familja e Kastriotëve i kishte zotërimet e saj në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve.
  4. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Pal Kastrioti, vendosi sundimin e tij në Krujë, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, i ati i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.
  5. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte paqen me kushte. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij. Vdiq me sa duket në vitin 1438.
  6. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, Princit të Shqipërisë dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit i 9 prej tyre, 4 djemve dhe 5 vajzave (Reposhi, Stanishi, Kostandini, Gjergji, Maria, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica).
  7. Në moshën rinore (rreth 18 vjeç)rreth vitit 1423, Skënderbeu së bashku me tre vëllezërit e tij, u mor peng nderi nga Sulltan Murati II(1421-1451), si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.
  8. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak dhe ndoqi periodikisht shkallët e karrierës ushtarake duke bërë kështu të mundur që të njihte jashtëzakonisht mirë sistemin ushtarak osman, strategjinë ushtarake, armatimin dhe funksionimin e institucioneve të shtetit osman.Për trimërinë dhe zotësinë që tregoi në artin ushtarak gjatë betejave me ushtrinë osmane në Azinë e Vogël, Gjergjit, iu ndryshua emri duke u quajtur Skënderbej si dhe mori titullin e gjeneralit. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.
  9. Në nëntor të vitit 1443 Skënderbeu, pas 29 vjetësh, braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit (János Hunyadi-t), Skënderbeu me 300 ushtarë të tij besnikë largohet nga beteja e Nishit dhe përmes Dibrës drejtohet për në Krujë në Arbëri.
  10. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u Skënderbeu pasi mori Krujën përmes një fermani të rremë, ngriti flamurin e kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë dhe u shpall zot i principatës së lirë dhe të pavarur tëKastriotëve.
  11. Më 2 mars të vitit 1444, Skënderbeu mbajti në Katedralen e Shën Kollit të Lezhës, dikur kryeqendër e Dukagjinëve, asokohe nën sundimin e Venedikut, Kuvendin e Lezhë e njohur si Lidhja e Shenjtë e Lezhës apo edhe Besëlidhja e Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i fisnikëve shqiptarë të shek. XV në të cilën morën pjesë Gjergj Arianiti, Pal Dukagjini, Andrea Thopia, Lekë Dushmani, Pjetër Spani, Lekë Zaharia, Teodor Korona dhe Pal Stres Balsha. Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politiko-ushtarake e cila zgjodhi Gjergj Kastriotin (Skënderbeun) si “kapiten i përgjithshëm i zotërve të Arbërisë” (capitano generale degli Signori d’Albania), i cili ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e Arbërisë.Lidhja krijoj edhe një arkë të përbashkët në të cilën derdheshin kontributet e secilit prej anëtarëve të Lidhjes, e cila më pas u shndërrua në një bankë e cila i vendos në Raguzë.Lidhja e Lezhës nisi të shkërmoqej që në vitin 1447, 3 vjet pas krijimit me largimin e Pjetër Spanit dhe Gjergj Dushmanit si rrjedhojë e konfliktit me Venedikun për çështjen e Danjës. Ajo funksionoj si e tillë deri në vitin 1451, vit kur edhe u shpërbë pas rrethimit të parë të Krujës, kur Skënderbeu krijoi me këtë rast shtetin e tij me kryeqytet Krujën, i cili përfshinte në kufijtë e tij nga perëndimi detin Adriatik dhe shtrihej nga Velipoja e përgjatë luginës së Drinit të Zi e (zotërimet e Dukagjinëve) dhe luginës së Vardarit me qendër Shkupin deri në lumin Seman ku ishin zotërimet e Arianitëve e Muzakajve, duke lënë mënjanë Lezhën e Durrësin që ishin në zotërimin e Venedikut si dhe Beratin që e humbi në vitin 1450.
  12. I ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, kishte ndëruar një rrjet të gjërë krushqish nëpërmjet martesave të bijave të veta. Psh. Marien e kishte martuar me Stafan Cernojevićin, sundues i Zetës, Jellën e kishte martuar me Gjin Muzakën, Angjelinën me Vladan Aranit Komnenin, vëllai i Gjergj Aranitit, zot i Çermenikës, Vllajkënme një pinjoll të familjes Balshaj dhe Mamicën, e cila u martua pas vdekjes së Gjonit nga Gjergji me Karl Muzakë Topinë.
  13. Beteja e parë e rëndësishme që zhvilloi Skëndërbeu ishte ajo e 29 qershorit të vitit 1444 në fushën e Torviollit në Dibrën e Poshtme, kundër një ushtrie turke prej 25 000 vetash të komanduar nga Ali Pasha, e cila la në fushën e betejës 7 000 të vrarë dhe 500 robër.Gjergj Kastrioti( Skenderbeu ) ne beteje, pikt.Ndue Pepa
  14. Beteja gjatë së cilës Skënderbeu i shkaktoi më shumë humbje ushtrisë osmane është ajo që quhet Beteja e Ujit të Bardhë, ndryshe Albulenës (lat. Albulae Ascqua), ose e Ujit të Qelbët, e zhvilluar më 2 shtator të vitit 1457, në afërsi të rrënojave të Kishës së Katraqindve në fshatin Zhejë në jugperëndim të Kurbinit, diku mes Zhejës dhe Gjormit, e cila përbën një nga betejat më të rëndësishme të zhvilluara nga arbërit e prirë prej Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) kundër forcave osmane, kësaj here të komanduara nga Isak bej Evrenozi. Sipas burimeve të ndryshme historike thuhet se në betejën e Ujëbardhës ushtria turke kishte 80 000 ushtarë, prej të cilëve rreth 30 000 i la të vrarë në atë betejë. Dy muaj pas kësaj beteje Papa Kalisti III më 23 dhjetor 1457 me anën e një dekreti pontifikal e emëroj Skënderbeu “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”.
  15. Më prill 26 prill të vitit 1451, Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin të bijën e Gjergj Aranitit nga Kanina e Vlorës dhe me të cilën pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vendosi për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

16.Papa Piu II, në vitin 1463, pasi më 21 tetor të atij viti në Kishën e Shën Pjetrit në Romë kishte shpallur Kryqëzatën antiosmane, u nis të vinte në Shqipëri në krye të një ushtrie papale me qëllim organizimin e një kryqëzate kundërosmane dhe kurorëzimin e Skënderbeut Mbret i Epirit dhe i Shqipërisë duke e emëruar atë komandant të forcave të krishtera, por në gusht të vitit 1464, Papa Piu II vdiq në udhëtim në Ankona, pa mundurtë vinte në Durrës për t’a përmbushur misionin e tij.

  1. Ushtria e Skënderbeut përbëhej nga trupat e përhershme dhe nga luftëtarët që mobilizoheshin vetëm gjatë kohës së luftës. Sipas biografëve të Skënderbeut, varësisht në rrethana të ndryshme, ushtria përbehej prej 15 000 vetësh e cila ndahej në gardën personale ose e quajtur pretoriane (Praetoria cohors) e cila kishte rreth 2000-3000 burra të zgjedhur, të cilët përbënin kalorësinë e lehtë dhe ishin trupa të përhershme. Në ruajtjen viseve kufitare dhe të kështjellave qëndronin në gatishmëri 2000 kalorës dhe 1000 këmbësorë, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë rreth 8-10 000 vetë mobilizoheshin gjatë kohës së luftës sipas parimit “burrë për shtëpi”.
  2. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë në përmasa ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi kryesor i barrierës së vënë ndaj ushtrive turke, të cilat synonin të dilnin në Adriatik dhe të pushtonin Evropën dhe me këtë rast pengoi depërtimin e fesë islame në kontinentin europian.
  3. Gjergj Kastrioti Skënderbeu në rini i përkiste fesë së krishterë të ritit orotodoks më pasnë moshën 18 vjeçare (1423) u konvertua në mysliman, ngaqë u detyrua të shërbente në ushtrinë turke dhe më pas (1443), u kthye përsëri i krishterë si besimtar katolik.
  4. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ishte ushtarak shumë i fuqishëm fizikisht (me shtat rreth 2 metra). Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.
  5. Nga personalitete të kohës dhe nga historinë të shquar, ai ka marrë epitete të tilla si nga Papa Kaliksti III “fortissimo Christi athletae” (atlet shumë i fortë i Krishtit), i cili do t’a emërojë “Komandant i Përgjithshëm i Kurjes së Romës në luftën antiturke.
  6. Gjergj Kastriot (Skënderbeu) krijoj një rrjet të gjërë marrëdhëniesh diplomatike me fuqitë kryesore politike të kohës si me Shtetin Papnor, Mbretërinë e Napolit (Alfonsi V, Mbret i Aragonës, Napolit dhe Siçilisë) (1447), Republikën e Venedikut, Qytetin e Raguzës, përmes emërimit të funksionarëve të tij diplomatikë, përgjithësisht klerikë – legatë, oratorë, përfaqësues dhe ambasadorë si Pal Engjëlli, Gjergj Pelini, Antonio Oliveto (korrik 1447), Eugen Suma (1451),Nikolla de Berguzi, Gjon Gazulli, ambasador në Raguzë, Stefanin, peshkopin e ritit lindor të Krujës, apo peshkopin tjetër Andrea. Vetë Skënderbeu njihte gjuhën latine, italiane, turke, bullgare dhe shqip të cilat edhe i shkruante dhe veçohej edhe si orator.
  7. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër (Angli), Spanjë, Buones Aires, (Argjentinë), Michigan (SHBA, 2005), Kanada, Prishtinë (Kosovë), Shkup, (Maqedoni, 28 nëntor 2006), Romë(1940) dhe San Demetrio Corone, Sang Giorgio Albanese, Kalabri (Itali), Bruxelles (Belgjikë), Genève (Zvicër, 1 nëntor 1997),Londër (Angli, 2012), si dhe nëTiranë (1968) dhe Krujë (1959).
  8. Rrethimi i parë i Krujës zgjati rreth 5 muaj (mesi i muajit maj deri më 26 tetor 1450).
  9. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh.21624077_1787452114615867_548724374_nPërkrenarja përbëhet prej dy pjesëve, një pjesë prej bakri dhe pjesa tjetër sipër me një copë metali buzët e secilës janë zbukuruar me ar. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri. Në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim është shumë i vështirë për t’u kuptuar çfarë thotë. Deri më tani e kanë deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat”. Pesha e përkrenares është 3000gr.
  10. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas historianit Marin Barleti, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.
  11. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu për 25 vjet radhazi e mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, me të cilën zhvilloi 25 beteja, nga të cilat 24 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. në Berat (26 korrik 1455).AhmetSelmani-GjergjKastrioti
  12. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti ishte ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.
  13. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën Katedrale të Shën Nikollës në qytetin e Lezhës, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.
  14. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione, tre rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, Akademia Ushtarake, një titull i lartë (dekoratë), presidenciale “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu”.Sheshi qendror në kryeqytet (Tiranë), mban emrin e tij ndërkohë në mjedist e arbëreshëve në Itali janë një numër i madh sheshes dhe rrugësh që mbajnë emrin e Skënderbeut si: San Costandino Albanese, Sam Paolo Albanese (Basilicata); Portocannone (Molise), San Marzano di San Giuseppe (Puglia), Plataci, Lungro, San Demetrio Corone, Frascineto, Santa Sofia d’Eiro, Spezzano Albanese (Calabria, Pana degli Albanesi, Biancavilla (Sicilia).
  15. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.
  16. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504-1508, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine,për të vijuar me jetëshkrimet e Antivarinos ose “Anonimit të Tivarit” riprodhuar nga Gianmmaria Biemmi(1742), me thesarmbajtësin e Skënderbeut Dhimitër Frangu (1545 dhe 1584), Paolo Jovi (Paulus Jovius) (1483-1552),etj.Historishkrimin për Skënderbeun në shqip më pas mund ta shihet përmes botimeve: “Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV”, i At Athanas Gegajt (Louvain 1937), “Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468” i Fan S. Nolit (Neë York 1947), studimet e Alek Budës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468”, e Kristo Frashërit (Tiranë, 2002), “Skënderbeu” (Tiranë, 2005), dhe “Për Skënderbeun” (Tiranë 2005) të Kasem Biçokut, “Skënderbeu”, Jens Oliver Schmidt (2008), “Skënderbeu-një histori politike”,Aurel Plasari (2010), dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i fundit”, Tiranë, Ombra GVG, 2011. 520 f, i Virgjil Kule-s.
  17. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha gjatë ekspeditës në Itali në periudhën shtator 1461-janar 1462. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.
  18. Gjatë jetës së tij Skënderbeut iu desh të përballonte edhe largimet e trathtitë ealeatëe të vet. Në vitin 1447, 3 vjet pas krijimit të Lidhjes së Lezhës, largohen Pjetër Spani dhe Gjergj Dushmani si rrjedhojë e konfliktit me Venedikun për çështjen e Danjës. Më pas kjo u ndoq edhe nga Nikoll e Pal Dukagjini, për pajtimin e të cilëve u desh ndërhyrja e Papës Nikolla V, i cili i kërcënonte këta të fundit me ç’kishërim, nëse nuk do të kthenin udhë, paralajmërim i cili solli edhe pajtimin mes tyre (1459). Por dy mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut: ajo e nipit të tij, Hamza Kastrioti (1457), si dhe ajo e princit Moisi Golemi (1455).
  19. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës që fillon me fjalët “…Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë…Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!

Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”.

21767477_1787452111282534_1648902737_n

  1. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun është zhvilluar një ikonografi mjaft e pasur. Janë realizuar me qindra piktura, gravura, afreske, skulptura të cilat zbukurojnë muzetë, galeritë, kështjellat dhe shtëpi të familjeve të ndryshme europiane. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ai më afër origjinalit daton në vitin 1466 dhe është realizuar nga piktori Gentile Bellini, kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunave në Itali.skanderbeg1 Ai e pikturoi atë me urdhërporosi të autoriteteve venedikase. Gjendet në galerinëUffizi në Firence (Itali). Piktura të tjera kanë realizuar piktorët e huaj si Cristofano dell’Altissimo (1553-1568), Giovanni Battista Fontana etj. Nga piktorët shqiptarë veçohen J. Panariti (1883), Simon Rrota (1915), Spiro Xega (1931), V. Zengo (1933), ndërsa në skulpturë Murat Toptani (1917), Odhise Paskali (1938), (1968), Janaq Paço (1959), Kreshnik Xhuku (2012) etj.
  2. Për Skënderbeun janë shkruar edhe vepra muzikore si psh. opera “Scanderbeg” mbi libretin e Antonio Salvi-t, e cila u vu në skenë më 27 qershor 1718 nga kompozitori Antanio Vivaldi, ndërsa më 27 tetor 1735 u vu në skenë në Paris tragjedia lirike “Scanderbek” me libret ngaAntoine Houdar dhe muzikë nga François Francoeur dhe François Rebel etj.Në vitin 1953 u relaizua filmi “Skënderbeu” si bashkëprodhim shqiptaro-rus, i cili u prezantua në Festivalin e Kanës (1954), ku Sergej Josifovič Jutkevič mori çmimin për regjinë më të mirë. Rolin e Skënderbeut e luante aktori rus Akaki Khorava i dubluar në gjuhën shqipe nga aktori Pjetër Gjoka, ndërsa muziën e kompozoi Çesk Zadeja.
  3. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin e tij janë shkruar në të gjithë botën rreth 600 libra, mes tyre biografi, vepra letrare si romane, poema, poezi, libra historikë dhe tregime, madje edhe përmbledhje me legjenda. Shkrimtari Longfelloë ka shkruar një poemë, ndërkohë kanë shkruar vepra letrare kushtuar atij Naim Frashëri, Et’hem Haxhiademi, Ismail Kadare, Sabri Godo etj.
  4. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk me origjinë arbëre që u ndesh më tepër me Skënderbeun dhe për Portën e Lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut.
  5. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe kryeqendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.
  6. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II(1421-1451),, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti II Pushtuesi (1451-1481), i cili e la në mes rrethimin e Krujës. Ata e sulmuan në krye të fuqisë ushtarake më të madhe dhe me të fuqishme të kohës jo vetëm për nga numri i forcave por edhe për nga paisjet dhe mjetet teknike dhe ushtarake që kishte në dispozicion.
  7. Në të tri rrethimet e Krujës (1450,1466-1467 dhe 1467), Skënderbeut iu desh të përballej me ushtrinë e tij me rreth 15 000 vetësh me një ushtri shumë herë më të madhe në numër, deri në100 mijë ushtarë sikurse ishin ato të kryesuara nga Sulltan Murati dhe po kaq nga Sulltan Mehmeti II.
  8. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.
  9. Vetëm një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme 10 vjeçare me Sulltan Mehmetin IIpas disfatave të ushtrisë turke, paqe e cila zgjati rreth 3 vjet. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.
  10. Lufta e guerile, ose “lufta e vogël”, ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e tij e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut në befasi dhe të tërhiqej shumë shpejt.
  11. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë.
  12. Skënderbeu ishte gjenerali më i rëndësishëm ushtarak që doli nga Arbëria i cili për një çerek shekulli (25 vjet me radhë), organizoi kryengritjet dhe luftërat të shoqëruara me fitoret më mahnitshme më një ushtri modeste krahasuar me ushtrinë pushtuese osmane, përmes një taktike ushtarake unike e cila i dha vendin kryesor në luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesve osmanë; që ishte perandoria më e madhe e kohës, duke u bërë kështu njëkohësisht ledh i pakalueshëm për depërtimin e Gjysëmhënës turke në kontinentin europian.
  13. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 63-vjeçare i sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.
  14. Pavërësisht epiteteve të ndryshme si: Princ i epirotëve (Epirotarum Princeps), Princ i shqipëtarëve (Albanorum Princeps), Prin i Epirit (Principe di Epyro), Mbret i Shqipërisë (Roy d’Albanie dhe King of Albania), Gjergj Kastrioti në të gjitha shkresat zyrtare të dala nga kancelaria e tij nënshkruan Zot i Shqipërisë (DOMINUS ALBANIAE).
  15. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit.

Përgatiti: Kastriot Marku. Tetor 2012.

21624001_1787452237949188_729802951_n         21622205_1787451971282548_1940529605_n

21624033_1787455391282206_1219133549_n

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: