Luftëtarit i ka mjaftuar Kristal Abazaj, që me golin e shënuar sot në Laç dhe i ka dhënë tre pikët skuadrës së Luftëtarit, që merr tre pikët e para dhe Laçi ulet me këmbë në tokë pas asaj fitoreje me Partizanin.
Pjesa e parë e takimit ishte më e mirë e vendasve, që rrezikuan me Nikën dhe Uzuni që goditi tranversën. Në të dytën Laçi në 10 minutat e para sulmoi fort, por pa shënuar dot.
Një kundërsulm i Abazajt solli golin e fitores për Luftëtarin, që mund të shënonte edhe të dytin, por shtylla në dy raste i erdhi në ndihmë vendasve. Sulmet e Laçit deri në fund ishin të pavlefshme.
Laçi – Luftëtari 0-1
Shënues: Abazaj 60’
Laçi: Selmani, Ejoh, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Mbomo 61’), Lushkja (Bushi 22’), Kallaku (Jonuzi 46’), Nika, Uzuni, Eskerda. (Në dispozicion: Vata, Duka, Smaçi, Shala, Mbombo) Trajner: Stavri Nica
Luftëtari: Miraka, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo, Ramadani (Hoxha 71’), Aleksi, Brahimaj (Puci 86’), Bregu, Lamçe (Nasif 82’), Abazaj. (Në dispozicion: Ruçi, Nasif, Puci, Zeqaj, Zogaj, Përgjini). Trajner: Daniel Fernandez
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Heraj Lisaku, Enea Jorgji
Kartonë të verdhë: Bushi 63’, Gjoni 66’ / Brahimaj 51’, Lamçja 56’, Miraka 75’
Delegat: Besnik Çela ; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi
/Sportal.al