Advertisements
Telegrafikisht

PRINCNIJA KISHTARE E KURBINIT

10632827_1031556723539193_444339684592838752_n
Sí nder víse tjera të kríshténa ashtu edhe në Shqípní do të jén kjênë në mjeskohë edhe príncní kíshtare. Njí nder këto, mbas të gjítha gjasve, kje ajo e Kurbínít. Na nuk kemí díjení mbí orígjínen, zhvíllímín e nështrashat e kësaj príncní. Zontímí barbar í Turkut í sa shekujve bâní t’u zhdukeshín të gjíth arkívat qytetarë e kíshtarë të vendít, kështuqí në shum píka hístoríke do të kondendohemí me ndonjí akt të shpetuem sí nen dorë e kurgja tjeter. Per príncnín në fjalë na díjmë vetem se qyshë kahë gjysa e shkullít XVII e djerí qí duel Turku prej Shqípníjet, 1912, Kryeípeshkvíjt e Durrësít u mbajten e ndonjí herë edhe u nenshkruen Prínca të Kurbínít (Príncípe dí Corbíno, a por vetem, Príncípe Arcívescovo).
Mâ í vjetrí dokument qí kemí per doresh mbí ket príncní âsht aí í vjetít 1673. Në tê âsht shkrue: “Noí Gerardo Galata per la a Dío grazía et Santa Sede Apostolíca Arcívescovo dí Durazzo e dí tutte le Chíese d’Albanía Superíore Ammínístratore Āpostolíco e Príncípe dí Corbíno”. Mbas kësaj kohe, sí u çek syprí të thuesh të gjíth Kryeípeshkvíjt e Durrësít e perdoren ket títull djerí në vjetín 1912. Ky títull í perdorun prej Kryeípeshkvíjve të Durrëzít kje í njohun prej Sulltanave të Stambollës. Njí fírman perandorak í dhanun kahë gjysa e shekullít XVII prej Adríene, í ruejtun, sí kemí me tregue ma pertej, djerí në vjetín 1914 në pallatín e Kryeípeshkvít të Durrësít në Delbnísht, díshmojte se Sulltaní njíhte sí Prínca të Kurbínít Kryeípeshkvíjt e Durrësít. Ket fírman e pásh edhe vetë në vjetín 1911 në Delbnísht, në pallatín kryeípeshkëvnuer.
I mírënjohuní shkrímtár í punve shqíptare, Hahn, në líbrín e vet: Reíse durch díe Gebíete des Drín u. Wardar, shkruen se Kurbíní íshte, ka kohë, njí príncní e Kryeípeshkvíjve të Durrësít. Kjo príncní, sí shkruen aí, kíshte njí gjatësí 36 mílësh Italjan e njí gjansí 24 mílësh Italjan, njí- per-njí shka pershínë Bajraku í Kurbínít.
Njí vëlerë të madhe per çashtjen t’onë e ka díshmíja e Símzot Frano M. Gjínít, Abat -ípeshkev í Mírdítës, í cílí tue pasë kjênë per do vjet të mírë sekretár í Kryeípeshkvít të Durrësít e mandej famullítár në Shëna Prende të Kurbínít, âsht në gjêje me díejt shka mund të díehet per shka í perkasín Kryeípeshkvís së Durrësít. Ky í pëvetun prej mejet, mbí príncín e Kurbínít, pat mírsín me më pergjegjë ashtu sí ad lítteram po botoj.
“Mora letren e Zotnís s’Uej shkrue me 22-XII-942 me të cílen m’u lutëshí me ju njohtue shka mujshe me díjtë per Príncípat të Kurbínít.
Po ju pergjegjem pra per shka pásh e ndjeva n’at kohë qí kjeçë sekretár í Ārgjípeshkev Bjankut, e mbrapa sí famullítár í Shëna Prendes në Kurbí.
1) Në pallat t’ Argjípeshkvít të Durrësít me ndêje në Delbínísht të
Kurbínít, e mund në
llomë të sekretarít, ka kênë varun në múr njí kuader me fírmanín e Sulltanít qí njífte sí prínc të Kurbínít argjípeshkvín e Durrësít e mbas- ardhsat e tíj. Daten e kíshte prej Ādrene kah gjysa e shekullít XVII, por díten, muejín e vjetín nuk e mbajë mend.
2) Ārgjípeshkví prandej kíshte të drejten e 12 zaptíve e njí ofícírít sí rojë nderít, qí
banojshín afer pallatít të tíj. Në Shëna Prende të Kurbínít, ku kje ndêja e Ārgjípeshkvíjve, shífen edhe sod muranat e ndertesës së zaptíve e qí popullí í thotë: Kulla e zaptíve.
3) E këta zpatít, veshun me shallvarë të kuq, í mbajshín mend të vjetrít e Kurbínít, e nder këta stergjyshja e Bajraktarít të sodshem të Kurbínít e gjyshí í Kolë Pjetrít të Selítës së Keqe (motít thanë = Mal i Argeut) qi më kanë diftue mue e tjerve.
4) Nder letra t’arkívít Argjípeshkëvnuer kam pasë rasen me këndue
se Ímzot Gerardo
Galata Ārgjípeshkev í Durrësít, per të paren herë e perdorí ket títull tue shkrue me 1673: “Noí Gerardo Galata per la dí Dío grazía et S. Sede Arcívescovo dí Durazzo et Príncípe dí Corbíno“.
5) Mbas këtíj të gjíth Argjípeshkvíjt e Durrësít e perdorne ket
Títull pse në fírman të
tyne Babí Ālíja í a njífte ketë të drejtë.
6) Pështetun fírmanít të vet, Tímzot Rafael D’ Ambrosío o.f.m. Argjípeshkev í Durrësít,
êmnoí njí kont në Venedík e njí baron në Napull.
7) Argjípeshkvíjt e Durrësít, të cílve Sulltanat me fírmane të veta u njoften Príncnín e Kurbínít, kíshín edhe të drejten e të dhetave në popull, e ket të drejtë e ushtruen derí në vjett e para t’argjípeshkvís së Símzot Rafael D’Ambrosío, o.f.m. 😎 Kur Imzot Bjanku shkonte në të Pám Barítuer në Janínë e
Prevezë Valíja e atíj gjytetít
í qítëte para në Prevezë dymbëdhetë kalorës me njí ofícírë qí do ta shoqnojshín per 14 orë derí në qander të vílajetít. Në të híme të gjytetít Valíja í percjedhun prej rrethít cívíl, ushtarak e njí kompanjí nderít í delte perpara Tímzotít e e shoqnote derí te banesa e famullítarít. Kështu edhe në të dalme prej Janínet e derí në Prevezë.
9) Kurë me 1909 Sulltan Hamídí u rrëxue prej fronít e u vûe në kambë të tíj Sulltan Āhmet Reshadí, kryekomandantí í ushtrís tyrke gríshí Ārgjípeshkev Bjankun me telegrafë qí të lajmonte prínnín e vet per ket ndodhje fatmíre.
10) Vula e Prínnís së Kurbínít qí kam pasë sa heresh per duersh, ka kênë kështu: Nen kunoren e príncnís, njí dorë me trí lule e nên këto njí shtâsë qí u dukte harushë a edhe thí.
Po mbaroj tue ju njoftue se shum vísare hístoríjet (e nder këta fírmanet qí njífshín, njí mbas njí, Argjípeshkvíjt e Durrësít Prínca të Kurbínít) bashkë me pallatín argjípeshkëvnuer të Debíníshtít kjenë djegë me 2-ÍX-1914 prej Elíkíamasve…“.

* * *

Prej shka treguem syprí mundemí me thanë me sígurí se qyshë kahë gjysa e shekullít XVII kryeípeshkvíjt e Durrësít u mbajten per Prínca të Kurbínít e se ketë të drejtë u a paten njohët edhe sulltanat e Stambollës. Per mâ teper, mbasí gjâ të shkrueme nuk kemí para sŷsh, í vetmí element qí mundet me na drejtue në kerkímet t’ona mbî ket príncní âsht gojëdhana. Të pështetun pra mâ fort se në tjetër në gojëdhana e mahamendje po zgjatemí pakes mbí ket çashtje.
Posë njohtímeve qí gjínden në relacjonín e syprítreguem të Ímzot Frano M. Gjíní, kemí edhe ata qí patem tash do vjet të míra prej njí príftí të vjeter famullítár të Shëna Prendes të Kurbínít, të cílat, edhe pse vetem shtojn pak gjâ, po í botojm, mâ fort se per tjetër, sí perforcím të tyne.
Në muejín e Gushtít të vjetít 1915 u gjeta per të paren herë te kísha e Shëna Prendes në Kurbîj. Ishte aty famullítár njí farë Dom Prend Mala. Mbasí na prítí mâ së mírí, tue u kujtue se unë díshrojshe me vrojtë mbetunít e vjetra qí kundroheshín aty parí, më príní e u rrek me m’í njohtue per sa díjte. Vrojtem muret e kíshës abacjale, vende vende në kambë djerí në mbulojë. Ishte e madhe e dukej se do t’íshte kjênë shum e bukur. Āty parí shíheshín edhe rrendímet e njí të madhnueshmít monastír Benedíktínësh e njí truedh shtepíje. “Qe, më tha, ku âsht kênë “Kulla e zaptíve“. Aty, mbas të moçemsh, ká kênë derí tash vonë banesa e zaptíve, pse tue kênë kryeípeshkví í Durrësít í njohun Prínc prej sulltanít, ky í paguejte rrogen e njí ofícírí e të dymbëdhetë zaptíve. Këta íshín roja e kryeípeshkvít. Nder dítë të mëdhá të motmotít, në meshë, í rríshín dy kësísh krahas; njaní me shpatë në dorë, e tjetrí me njí kryq, me shkop njí bojë níerí të gjatë, të dám trí rendesh. Njí kryeípeshkev shqíptár prej Kurbínít kje mbíêmnuem Gallata, pse të parët e tíj ndêjë shum vjet n’at qytet. Kthye këta në vend të vet formuen katundín këtu parí qí prej tyne muer êmnín Gallata“. Kaq prej famullítarít në fjalë.
Sí perfundím të këtyne vrímeve na duket me udhë të shênjojm shka víjon. Díehet me sígurí se qyshë Zotí e dín se kurë kje njí abací Benedíktínësh në Kurbîj, e cíla, do kohë para se Shqípníja u pushtue prej Turkut, ase ngjítas mbas, lanë shkret prej mungarve, u kje lshue Françeskanve. Ma vonë, lírue edhe prej këtyne, kryeípeshkví í Durrësít, mbasí muer nen drejtím të vetín edhe djeçezín e Krues ase t’ Arbënit, e bâni seli të veten pse vend i mprojtun prej salvimesh.
Para këtyne fakteve, tue mos kjênë e gjasëshme se Sulltani të krijojte nji princni të krishtenë, ele mâ kishtare, në nji kohë kurë kristjanizmit në Shqipni i ishte dhanë teposhtja, e tue mendue se kryeipeshkvijt e Durrësit e marrin ket titull mbasi bâjn të vetat të drejtat e Benediktinve e xanë vend në Shëna Prende, kishim me thanë se âsht e logjikshme me u besue se edhe princnija e Kurbinit do t’a kët orígjínen te ata.
Mbas mendes s’ême çashtja mund të pajtohet kështu: Príncníja e Kurbínít u perkítëte, kushedín se me çë tagër, abatve të Benedíktinve të Shëna Prendes. E lanun në heshtim me ardhjen e Turkut, Imzot Gallata me zotsin e vet e ringjalli. Ká gjasë se neper ndonji mik qi kishte xanë në Stambollë ai ase familja e tij báni me i a njohët të drejtat princore kryeipeshkvive të Duirësit tue kênâ bâ këta trashigimtarët e gjâs e të madhit të Benediktinve, abati i të cilve ishte kjenë princ i Kurbinit.

At Marin Sirdani O.F.M

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: