Advertisements
Telegrafikisht

Hudhra – Dobitë dhe të këqijat e saj

 

• Përveçse rekomandohet në receta të ndryshme gatimi dhe sekrete kulinare, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral, që mund të na japë mjaft të mira dhe përfitime, si ushqyese ashtu edhe mjekësore.be0a38ffaa5c0bf77ca794816f161b0f.jpg

Hudhra- Armike e baktereve!

Të mirat e spikatura antibiotike të hudhrës, e cila i përket familjes së liliaceve, e bëjnë një aleate të fuqishme kundër agresioneve të shumë mikroorganizmave të rrezikshëm, si baktereve, viruseve, parazitëve dhe kërpudhave. Hudhra, jo vetëm që është në gjendje t’i ndalojë këta agjentë të rrezikshëm që shkaktojnë inflamacione dhe infeksione, por ajo është edhe një imunostimulant perfekt. Pra, hudhra është në gjendje që tu japë shtytjen e duhur mbrojtjeve imunitare të organizmit. Janë të shumta mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha të mirat e hudhrës, që nga infeksionet, rrugët e frymëmarrjes, ftohjes, e deri tek ato që godasin aparatin gastrointestinal ose lëkurën.

Hudhra – Aleate e zemrës dhe e arterieve!

Hudhra është një mike e duhur e zemrës dhe e arterieve, sidomos për veprimin e saj hipotensiv. Pra, hudhra është ideale për mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut, duke mënjanuar faktorin e parë të rrezikut për shëndetin kardiovaskular (hipertensionin). Alicina, e përfshirë tek hudhra, gjithashtu redukton grumbullimin e trombociteve dhe, si rezultat, kufizon rrezikun e koagulimit të rrezikshëm, me formimin e trombeve pasuese në enët e gjakut. Jep përfitime për linjat dhe për mëlçinë. Hudhra ka edhe efekt dobësues, sepse është efektive për të luftuar mbipeshën. Kjo i dedikohet sidomos aftësisë së saj për të zvogëluar nivelin e triglicerideve (sheqerit në gjak). Përveç kësaj, hudhra siguron gjithashtu një pastrim të dobishëm dhe detoksifikim në nivelet e mëlçisë, stimulon enzimat e mëlçisë dhe kryen pastrimin e indeve nga çdo toksinë.

Hudhra – Si antikancerogjen!

Kur bëhet fjalë për hudhrën dhe avantazhet e saj, lista duket e vështirë për tu kompletuar. Sipas disa studimeve të fundit, hudhra duket se ka dhe një efekt parandalues kundër kancerit. Aktiviteti i saj antikancer mund t’i atribuohet aftësisë së saj për ndërhyrje në disa mekanizma që shkatërrojnë qelizat.

Hudhra – Fuqi e saj përforcuese!

Vështirë është të besohet, duke pasur parasysh se aroma e padurueshme e këtij zhardhoku vë në rrezik serioz marrëdhëniet ndërpersonale, por janë kërkimet shkencore ato të cilat e konfirmojnë këtë gjë, se hudhra ka veti përforcuese, ose hudhra mund të jetë përbërëse e një lloj ilaçi magjik, si për të stimuluar dëshirën femërore, ashtu edhe për ta luftuar impotencën.

Hudhra – Kundërindikacionet e saj!

Të mirat që kemi nga konsumimi i hudhrës, janë të shumta. Por, ajo ka edhe disa të meta apo kundërindikacione. Në veçanti, përpiquni të shmangni konsumimin e tepërt të hudhrës, pasi ajo mund të shkaktojë efekte anësore të papritura, si të përziera në bark dhe të vjella. Ndërkaq, ato që nuk duhet assesi ta hanë hudhrën, janë nënat e reja, të cilat ushqejnë fëmijë me gji. Kjo, sepse hudhra ka të ngjarë të ndryshojë shijen e qumështit dhe të shkaktojë siklet gastrointestinal tek foshnja.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: