Advertisements
Telegrafikisht

Laçi e nis mbarë.Partizani thyhet në shtëpi

Të jesh një klub i madh, të shpenzosh miliona, të nisesh me pretendime të mëdha dhe të marrësh lojtarë nga Italia nuk është një garanci për sukses në futboll, sidomos në atë shqiptar, ku duhet shumë tru, më shumë se para. Nuk mjafton të kesh Moxhin, ndonjëherë mjafton një Stavri Nica.21462517_711969932330739_8608101517242177431_n.jpg

Stavri Nica i ka dhënë një leksion Mark Julianos dhe gjithë Partizanit: Superiorja nuk është shaka dhe nëse nuk përgatitesh seriozisht, nuk ia del.

Partizani i nisi përgatitjet shumë kohë pas Laçit dhe në Itali luajti pak miqësore ku u paraqit dobët, por të gjithë thanë: “OK, është fillimi. Stërvitore mbeten”.

Tani mbaruan stërvitoret dhe kur loja u bë serioze, Partizani nuk u paraqit fare në duel. Ishte, në fakt, por në të vërtetë u duk si një “sparring partner” për Laçin.

Pa zhurmë, Laçi ka ndërtuar një makineri si në kohërat e arta dhe nuk ka rëndësi ku luhet, Laç a Tiranë. Disa “kalamaj” në fushë, disa U-21 që nuk i njeh askush rrezik as në Laç, por do t’i njohin mirë, që sot.

Kallaku i pari, u fut dhe shënoi brenda një minute në të 59-tën, por edhe Fangaj, Jonuzi, Bardhi, Bushi dhe Uzuni ishin super. Po Eskerda? Një xhevahir, jo më kot Laçi e ka pritur një vit.

Në krahun tjetër, një Partizan mediokër, ashtu si në miqësoret e verës. Ka kohë, gjithsesi, të presim e të shohim, por nëse dita e mirë duket që në mëngjes, Mark Juliano bën mirë të blejë çadra, shumë prej tyre!

Partizani – Laçi       0-2
Shënues: Kallaku 59′, Eskerda 69′

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Ibrahimi, Atanda (Xhixhiua 85’), Kotobelli, La Kamera, Vila (Herrera 56′), Trashi, Adorjan, Progni, Sukaj. Trajner: Mark Juliano

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (Kallaku 58′), Lushkja (Bushi 51′), Nika, Uzuni, Eskerda. Trajner: Stavri Nica

Kartonë të verdhë: Atanda 53′, La Kamera 66′ / Bardhi 29′, Ademir 64′, 90′

Karton i kuq: Ademir 90′

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Orgest Grabova, Kreshnik Cjapi

 

/Sportal.al

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: