Advertisements
Telegrafikisht

Kuzhina tradicionale

 

Fërgese me melçi

 

Per 4 persona:18005_446010952130491_1535625546_n.jpg
500 gr melci vici(ose pule)
300 gr gjize
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 qepe te madhe
1 domate
vaj ulliri
kripe,piper.

 

Pergatitja:
Ne nje tigan vejme melcin te zieje pak me uje(shikojeni me sy dhe provojeni kur te zieje),nderkohe qe melcia zihet pergatisim qepen ne nje tigan e skuqim,pastaj hedhi 2 specat qe jane te prera katrore te vegjel.me vone hedhim dhe gjizen,i perziejme bashke deri sa merret nje ngjyre,pastaj hedhim melcit pasi jane ziere i hedhim te tigani tjeter,hedhim kripe,piper,dhe pak uje perseri qe te zieje bashke me gjizen…shikojeni dhe provojeni pastaj e kur te jete gati e hiqni dhe e servirni te nxehte…Ne fund Ju befte mire..!!

Japrakë të shijshëm

Japrak me gjethe rrushidownload (1).jpg
Përbërsësit
Gjethe rrushi
Një gotë ujë oriz
Gjysmë kilogram qep të njoma
2 tufa nenexhik
Spinaq dhe lakra të tjera
Hudhra të njoma
Piper i zi
Përgatitja
Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë.
Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë.
Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë.
Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit.
Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë.
Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten.
Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit: 

  • 1 kg patëllxhanëdownload (2)
  • 1 kg mish i grirë
  • 4 kokrra mesatare qepë
  • 5 kokrra mesatare domate
  • 1 kokërr hudhër
  • vaj
  • piper krip
  • majdanoz

Përgatitja:
Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.

Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat.
Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.

E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

 

Pastiço me makarona të shkurtra e djathë të shkrirë në furrë

Makaronat duket se janë pjata e preferuar e të gjithëve. Të përgatitura në më shumë se 1001 mënyra është vështire të gjesh dike që nuk i pëlqen makaronat, por që të jetë mërzitur nga to edhe ndoshta. Living do të japë më poshtë recetën e pastiços me djathë të shkrirë në furrë që përgatitet me të gjitha llojet e makaronave.

Përbërësit për 4 persona:
●500gr makarona format i shkurtër download (3).jpg
● 20gr gjalpë+gjalpë për të lyer tavën
● 30gr miell
● 250ml qumësht
● 250ml pana
● 300gr djathë i grirë që shkrihet (Gorgonzola pikante, Roquefort, Gouda, ose Emmenthal)
● 5 lugë gjelle djathë Parmigiano i grirë + 1 grusht për spërkatjen
● kripë, piper
Përgatitja:
1. Ndezim furren ne 200˚.
2. Ne nje tenxhere me flake te ulet shkrijme gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa te marre ngjyre te lehte, duke e perzier gjate gjithe kohes me rrahesen me dore. E largojme nga zjarri dhe shtojme qumeshtin dhe panen dalengadale, me rrjedhje dhe duke perziere me rrahese pa pushim, per te mos lejuar te formohen kokrra mielli.
3. Shtojme djathin te prere ne kubike dhe Parmigianon e grire. Perziejme akoma deri sa djatherat te shkrihen krejtesisht. Shtojme sipas deshires, kripe, arre moskat dhe piper. E leme menjane.
4. Ziejme makaronat dhe i heqim 2 minuta me pare se te arrijne piken e zierjes se tyre. Ruajme pak nga uji I zierjes.
5. Lyejme me gjalpe taven, hedhim makaronat, 1 luge gjelle nga uji i zierjes dhe salcen me djathera. Perziejme mire me luge druri makaronat me salcen. Sperkasim siperfaqen me galete dhe djathe te grire.
6. I pjekim ne furre me funksionin grille per 25 minuta ose derisa te shohim qe salca ka marre ngjyre te anesoret e taves dhe ne siperfaqe eshte bere krokante.
7. I sherbejme menjehere.

Tavë me mish e patate

Përbërësit 3-4 persona

  • 1 kg patatemaxresdefault.jpg
  • Mish 4-5 thela
  • 1 kokërr qepe
  • 1 lugë gjellë salce domate
  • Rigon
  • Piper të zi
  • Krip
  • Mund ti hidhni erza të tjera po kjo varet vetëm nga ju.

 

Përgatitja
Mbasi e kemi grirë qepën në mikser (ose me dore) e kaverdisim pak me mishin ku hedhim salcën dhe i trazojmë të gjitha bashkë. Me pas i hedhim ujin ku e lemë sa të filloj të ziejë dhe i hedhim erëzat.

 

I presim patatet si në foto dhe i vendosni në tave duke i hedhur salcën e përgatitur. E fusni tavën në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lemë deri sa të piqen patatet bashkë me mishin.

 

Është një tavë shumë e thjeshtë dhe e shijshme.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: