Advertisements
Telegrafikisht

Ëmbëlsira

 

Biskota me çokollatë

Përbërësit:

350 gr çokollatë fondente e ndarë në tre pjesë 180gr+120gr+50grdownload.jpg
60 gr gjalpë
2 vezë
150 gr sheqer kaf
100 gr miell
një majë luge kripë
1 luge kafeje me fryrës për ëmbëlsira

Përgatitja:

Të gjithë çokollatën (350gr) do e grimë në copa jo shumë të vogla
Do shkrimë me banjëmari 180 gr të çokollatës së bashku me gjalpin.
Në një tas do të rrahim mirë vezët me sheqerin dhe këtu do të shtojmë çokollatën me gjalpin të shkrirë më parë.
E përziejmë përsëri dhe do të shtojmë miellin ku kemi shtuar më parë fryrësin dhe kripën. Tek ky brumë do të shtojmë dhe 120 gr të çokollatës dhe e përziejmë përsëri.
Me një lugë do të hedhim brumin në një tavë (në topa të vegjël), të cilin e kemi mbuluar më parë me letër kuzhine. Sipër çdo biskote do të hedhim copa çokollate (50 gr që kemi grirë më parë). Do i pjekim në furrë për rreth 20 minuta me 160°. Do i heqim nga tava kur të jenë ftohur.

 

Biskota të mbushura me marmalade

Perbersit:
30hwlli.jpg-450 gr miell
-160 gr sheqer pluhur
-200 gr gjalp
-1 vez
-1 vetem e kuqja e vezes
-pak krip
-pak lekur limoni (e grieni imet me rende)
-2 pako sheqer vanille
-marmalad

Prej krejt perberesve ,pervec marmalades formoni nje brum! E perzieni mir me dor. E mbeshtjellni dhe e fusni ne frigorifer te qendroj gjysem ore!

Pastaj e hapni ne nje pet te holl 3mm dhe me gota te vogla e prisni ne rrath. Gjysmave prej tyre u beni edhe nga nje vrim ne mes ( ne i beme vrimat me nje thik qe eshte enkas per heqjen e berthamava te mollve; pra me cka gjeni dicka te pershtatshme).

I renditni ne nje tepsi me leter per pjekje dhe i piqni ne furren e parangrohur 180 Grad, afer 15 min! Nuk duhet tju skuqen shum!

I leni te ftohen dhe pjeseve me vrim u hudhni sheqer pluhur! Tjerat i lyeni me marmalad cfar te doni dhe bashkoni me ato me vrima!

Dalin afer 60 biskota,mvaret sa te mdhaja i prisni!

Kek Me Molla Dhe Arra

Perbersit per brumin:2lllhyg.jpg
-150 gr gjalp
-150 gr sheqer i kaft
-1 pako sheqer vanille
-pak krip
-1 lug e vogel lekur portokalli (e grier me rende)
-4 vez
-1 lug e vogel pluhur pjekes
-250 gr miell
-1 moll

Perbersit shtes sepri:
-600 gr molla (te tharta)
-100 gr gjalp
-150 gr arra (gjysmat i grieni ,gjysmat vec i pergjysmoni)
-3 lug te mdhaja sheqer

Pregaditja e brumit:
Gjalpen te cilin ne fillim e leni ne temperatur dhome te zbutet e perzieni se bashku me gjith perbersit tjer per brumin, pervec molles. Mollen e prisni ne copa te vogla dhe e perzieni ne fund te brumi.Kete mas e fusni ne nje tepsi me reth 26 cm.

Tjerat molla i prisni ne feta dhe i renditni sepri.Shperndani te fetat e mollave sepri edhe gjalpen 100 gr te cilen e prisni ne copa te holla me thik si dhe hudhni sheqer. Arrat e pergjysmuara i renditni rreth e rrotull ndersa ato te grierat i shperndani ka mesi.
Ne furren e parangrohur 180 Grad e piqni ne pjesen e fundit te furres per 50 min deri 1 ore. Sipas nevojes ka fundi e mbuloni me foli alumini nese fillon te skuqet shum sepri, deri sa te piqet mir edhe ne fund mir.

Shijonje te ftoht sipas deshires me sheqer pluhur sepri!

 

 

Torte Me Arra Dhe Krem Vanilje

Perbersit per brumin: 2ajqrg7.jpg
-250 gr sheqer
-125 gr gjalp (e but)
-125 gr miell
-2 lug te vogla pluhur pjekes
-200 gr arra
-75 ml qumesht
-4 vez

Perbersir per kremin e vaniljes:
-1 pako pluhur puding vanilje
-75 gr sheqer
-450 ml qumesht
-200 ml kajmak qumshti
-1 pako pluhur forcues per kajmakun e qumshtit

+ ju duhet edhe nje konzerv me kajsia per mbushje

Perbersit per lyerjen:
-400 gr kajmak qumshti
-1 pako pluhur forcues per kajmakun e qumshtit

Perbersit per dekon:
-100 gr bajame
-1 lug e madhe gjalp
-100 gr sheqer –
sipas deshires edhe arra apo lejthia per dekorim si dhe cokollat per shkrirje

Pregaditja e brumit:
Arrat i bluani ne nje bluarse universale.
Vezet i ndani te verdhat vec te bardhat vec. Gjalpen me sheqerin i rrihni me mikser ne nje krem dhe shtoni te verdhat e vezve nje nga nje.
Miellin e perzieni me arrat e bluara dhe pluhurin pjekes dhe poashtu e shtoni si dhe qumshtin.Rrihni/perzieni mir.
Te bardhat e vezve i rrihni me pak krip ne nje shkum te fort dhe pak nga pak e fusni te masa e arrave dhe e perzieni ngadal mos ju humbet shum volume. Kete e fusni ne nje tepsi rrethore me unaz (26 cm) te cilen e lyeni pak me gjalp dhe e piqni ne furren e parangrohur 175 Grad diku 45 min. Beni prob me kruarse dhembesh.
Mbas 30 min pjekje nese sepri ka fillu te skuqet shum e mbuloni me foli alumini.
Kur te jet gati e leni te ftohet plotesisht.

Per kremin e vaniljes e perzieni pluhurin e vaniljes me 75 gr sheqer dhe 100 ml qumesht.Qushmtin tjeter 350 ml e vendoni te nxehet.
Ia shtoni perzierjen dhe e zieni shkurt duke perzier vazhdimisht me rrahse dore deri sa pudingu te trashet. E hiqni anesh e mbuloni me dicka dhe e leni te ftohet plotesisht.

Torten e hiqni prej tepsie dhe e preni horizontalisht dy her. (me se miri me nje pe)
Kajsiave ua heqni lengun e i leni te kullojn.

Rrihni 200 ml kajmak qumshti me nje pako pluhur forcues dhe kete ia shtoni pudingut te ftohur te cilin e rrihni njeher me mikser pastaj i rrihni te dyja deri sa formoni nje krem homogjen.
Fundin e tortes e lyeni me gjysmen e kremit te vaniljes, renditni disa copa kajsiash dhe vendoni copen tjeter. Ket rend e lyeni me gjysmen tjeter te kremit vaniljes.

Tash rrihni edhe 400 ml kajmak qumshti me pluhurin forcues dhe me kete lyeni rreth e rrotull torten. Pak leni anesh per dekorim.

Per bajamet krokante shkrieni nje lug gjalp me sheqerin deri sa sheqeri te shkrihet plotesisht te behet si karamele e kaft.
Ia shtoni bajamet te cilat i grieni me mikserin e bluarjes (jo shum nuk duhet te bluhen).
Perzieni dhe i heqni prej zjarri i leni anesh te ftohen. Mbasi ftohen i grieni perseri te bluarsja dhe ia hudhni tortes rreth e rrotull si dhe sepri.

Sipas deshires mund ti grieni sepri edhe arra, lejthia, te dekoroni me cokollat te shkrir etj. Dekoroni rrotull edhe me kajmakun e qumshtit qe lat anesh dhe tortja eshte gati!

 

Torta Te Vogla Çokollate Me Qershia

Perbersit:
-100 gr gjalp
-50 gr çokollat
-130 gr sheqer
-2 vez
-1 lug e vogel pluhur pjekes 2mfemf4.jpg
-pak krip
-180 gr miell
-3 lug te mdhaja kakao
-100 ml qumesht
-nje konzerv me qershia
-2 lug te mdhaja niseshte
-150 ml leng prej konzerves se qershave
-300 deri 400 kajmak qumshti
-1 pako pluhur forcues per kajmakun e qumshtit
-1 pako sheqer vanille
-pak cokollat per tia grir sepri si dekorim

Ju duhen edhe 12 kupa silikoni ose letre me tepsi speciale per “muffins” me forma!

Pregaditja:
Cokollaten (50 gr) me gjalpen e shkrieni ne temperatur te ngadalshme dhe e leni te ftohet.
Ne nje ene e rrahni me mikser sheqerin me cokollaten e shkrir.
Ia shtoni nje nga nje vezet dhe rrihni.
Pastaj ia hudhni me nje site miellin e perzier me pluhurin pjekes dhe me kakaon.Shtoni edhe qumshtin.
Rrihni edhe njeher shkurt me mikser deri sa te perzihen mir dhe me nje lug e shperndani masen neper format.
I piqni ne furren e parangrohur 180 Grad per 20-25 min.
Kur te piqet i leni te ftohen njeher pastaj ne mes me nje lug te vogel heqni pak brum nga mesi pra beni nje vrim.

Konzerves se qershiave ia heqni lengun (150 ml leng ) dhe gjysmen e vendoni te nxehet e gjysmen e perzieni me 2 lug niseshte ne nje mas homogjene. Ket mas ia shtoni lengut tjeter kur te nxehet dhe perzieni me rrahse dore deri sa trashet lengu.
Qershiat 12 i ndani anesh per dekorim tjerat i shtoni ne lengun e qershiave.
Me ket mbushni vrimat e bera te tortet duke shtu te secila 1 deri 2 qershia si dhe leng.

Kajmakun e qumshtit e rrihni me pluhurin forcues dhe me sheqerin e vanilles dhe dekoroni sepri tortet.
U grieni cokollat sepri dhe u vendoni nga nje qershi.

 

Kek Me Arra Dhe Fiq

Përbërsit:image.jpg
-3 Veze
-175gr Sheqer
-150gr Gjalp
-200gr Miell
-100gr arra te bluara
-pak pluhur pjekes, pak krip dhe fik te thar

Pregaditja:
Gjalpin te cilin se pari e lejm te rri ne temperatur dhome per tu zbutur e rrahim se bashku me sheqerin me rrahse elektirke, ia shtojm nje nga nje vezet.Miellin e perziejm me arrat e bluara,pak pluhur pjekes,krip dhe me fikun e prer ne copa te vogla.Te gjitha keto i perziejm mir me masen me gjalp.
Ne nje tepsi katrore e fusim brumin,i hudhim edhe disa copa arra te pergjysmuara dhe e pjekim ne temperatur 175° per 50min.

 

Nje torte e kombinuar me karrota dhe arra

Perbersit:
-150gr sheqer
-2 veze
-150ml vaj luledielli image (1).jpg
-150gr miell;
-gjysem luge e vogel pluhur pjekes,
-pak kripe,
-pak kanell,
-pak pluhur xhenxhefili
-pak pluhur vanille
-150gr karota
-50gr arra te bluara
Per lyerjen:
-150gr sheqer pluhur
-50gr gjalp
-125gr krem djathi
-arra per dekorim

Pregaditja:
Sheqerin e perzieni mir me vezet dhe me vajin deri sa formohet nje mas e shkumzuar.Ia shtoni miellin e perzier me pluhurin pjekes,kripen,kanellen,vanillen dhe xhenxhefilin, duke vazhduar perzierjen dhe me ne fund edhe arrat dhe karotat.I perzieni te gjitha mir.
Ne nje tepsi te vogel max. 20cm i shtroni leter per pjekje dhe e fusni masen; e piqni ne temperatur 175° per 30min. E leni te ftohet plotesisht. Pastaj pregaditni kremin per lyerje duke perzier gjalpin (qe e keni lene perpara te qendroj ne temperatur dhome te zbutet) me sheqerin pluhur deri sa behet nje mas kremoze dhe ia shtojm edhe kremin e djathit;perziejm mir. E lyjem sepri torten dhe dekorojm me arrat si ne foto.

 

 

Duhet pak kohe per pregaditjen e ksaj torte por ia vlen! Me te vertet shum e shijshme per raste speciale!

dz7784
Perbersit:
per pandispanjen:
-140 gr cokollat e zez per shkrirje
-75 gr gjalp
-6 veze
-180 gr sheqer
-100 gr miell
-50 gr niseshte
-2 lug te vogla pluhur pjekes
per lyerjen:
-500 gr qershia ne konzerv
-400 ml leng qershie (e merrni prej konzerves se qershiave)
-3 lug te mdhaja niseshte
-2 lug te mdhaja sheqer
si dhe:
-1 l kajmak qumeshti (pana)
-2 pako pluhur mbajtes per pana(eshte qe e mban fort per nje koh me te gjat)
-2 pako sheqer vanille
-cokollad per dekorim sepri
-1 lug e madhe sheqer

Pregaditja:
140 gr cokollat me 75 gr gjalp e leni te shkrihet ne zjarr te ngadalshem dhe e leni te ftohet.
6 veze i ndani te verdhat. Te bardhat i vrisni me rrahse elektrike deri sa behen shkum e fort.
Te verdhave u shtoni 180 gr sheqer dhe i vrisni poashtu me rrahse elektrike deri sa te shkumzojn.
Ia shtoni ksaj cokollaten e shkrir.
Pastaj miellin,niseshten 50 gr dhe pluhurin pjekes me nje site me se miri per mos tju behet me kokrriza.
Perzieni mir me nje lug druri. Ket mas ia shtoni te bardhave te vezeve dhe e perzieni ngadal me lug druri.
E piqni ne nje tepsi tortash 26cm. ne furren e parangrohur 175 grad per 40 deri ne 45 min.
Mbas pjekjes e nxirrni prej tepsie dhe e leni te ftohet.Mbasi ftohet e prisni ne menyr horizontale 2 her,pra fitoni 3 copa te njejta!

Pregadisim lyerjen ashtu qe pak leng qershiash e perziejm mir me 3 lug niseshte dhe 2 sheqer.Tjetrin pra pjesen me te madhe e vendojm te ziej.Kur fillon te ziej ia shtojm niseshten dhe e lejm te ziej ndadal duke e perzier,deri sa trashet.Ia shtojm edhe qershiat.(disa nga qershiat i lejm anesh per dekorim sepri). Kete e lejm te ftohet mire.
Ne nderkoh pregadisim kajmakun e qumshtit.
E rrahim me rrahse elektrike duke ia shtuar pakot e vanilles,pluhurn mbajtes dhe nje lug sheqer.

Ia fillojm pra…pjesen e par te tortes e lyejm me pregaditjen me qershia ne fillim pastaj me pana.Vendojm te dyten e lyejm poashtu me me qershiat,panen.Te fundit sepri e lyejm vetem me pana siper e perreth.
Pastaj e griejm cokollat sepri.Dekorojm me pana perreth dhe vendojm qershiat.

 

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: