Advertisements
Telegrafikisht

Atë Mirash Marinaj ofm: Kërkojmë mbrojtjen e Shenjtërores së Laçit

Këto ditë në afërsi të Kishës së Laçit ka ndodhur një ngjarje tepër e hidhur për  qytetarët e zonës po edhe për besimtarët katolikë, e jo vetëm. Lajmi lidhet me zjarrvënien e qëllimshme pishave dhe kullotave që ndodhen përreth e madje shumë pranë Kishës Shenjtërore të Shëna Ndout në Laç.  IMG_2153

Edhe banorët  e Laçit të frikësuar nga zjarri kanë bërë apel për ndihmë, po qëndrimet dhe reagimet e vonuara të institucioneve përkatëse vendore kanë krijuar shqetësime e tensione.

Flaka, që mendohet se ishte e qëllimshme, ka shkrumbuar pyjet përreth, i është  afruar në mënyrë të frikshme  edhe qytetit të Laçit, ndërsa nuk janë marrë me kohë masat e duhura nga ana e autoriteteve. Më vonë, kanë ndërhyrë 5 ekipe zjarrfikëse, forca të ushtrisë dhe helikopterë, për të shuar flakët në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit.

Zjarri, që shpërtheu vetëm pak metra larg Kishës, tashmë dihet se çfarë dëmi të madh e kërcënimi ka sjell për mjedisin, qytetin por edhe për komunitetin e etërve françeskanë, që shërbejnë pranë Kishës Shenjtërore të Shëna Ndou në Laç.

Flakët janë afruar deri tek kisha e Shan Andout, ku ka pasur edhe shumë besimtarë, pasi ka qenë ditë e martë, një ditë ku ky vend i shenjtë për besimtarët vizitohet më shumë. Situata duket kritike, pasi rrezikohen edhe shumë banesa, ndërsa agjencitë e lajmeve njoftojnë se është shtuar numri i zjarrfikësve dhe njerëzve të angazhuar në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.

“Vatrat e zjarrit shpërthyen njëherazi, çka do të thotë që nuk është një zjarr i rastësishëm në një vatër, por disa vatra, duke filluar që nga rajoni i Kishës së Laçit, deri në kurorën mbi qytet. Është një hapësirë e madhe, e konsiderueshme” u shpreh kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.
Radio Vatikani

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: