Kali i huaj të len në baltë
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire
Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin edhe thumbin
Qingji i butë thithë dy nana
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife
Mos u mundo të nxjerrësh dhjamë nga pleshti
C’ke ne shtepi, tregon femija, c’ke ne shpirt tregon rakija
Kur s’ ke kokë, ke këmbë
Kush lyp shumë, e humb edhe atë që ka
Mate shtatë herë, e pri një here
Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë
Mendja e madhe.. e zeza e të zot
Me thuaj c’ shokë ke , te të them se cili je
Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rë-ndë është t’i pranosh
Fjalen, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur te del nga goja, bëhesh rob i saj
Nuk është turp kur nuk e di, por është turp kur nuk deshiron ta mësosh
I pasur bëhesh me Dituri, jo me Flori
I madh bëhesh me mendje, jo me moshë
Kur drejton i keqi, popullin e merr dreqi
Ai që di më së shumti flet më së paku
Dita e mirë shihet qysh në mengjes
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet
Peshku ne det, tigani ne zjarr
Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra
Mos ua thuaj miqve të tu atë që armiqtë e tu nuk duhet ta dinë
Fjalët janë gra, veprat burra
Degjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë
Burri është koka, kurse gruaja është qafa
Idioti flet per ate qe do te veproj…..
Egoisti flet per ate qe ka vepruar……..
Kurse inteligjenti vepron e nuk flet
Ne jete njerzit ju ngjajne fjaleve; nese nuk i vë ne vendin e vet, e humbin kuptimin
Jeta eshte si nje monedhe! Ne njeren ane ndodhet dhimbja dhe ne anen tjeter lumturia. Ti mund te shohesh vetem njeren ane, por mos harro, edhe ana tjeter e ka rradhen e saj
Sfida më e vështirë është të jesh vetvetja në një botë, ku çdokush përpiqet të të bëjë të ndihesh ndryshe!
Njeriu eshte i madh vetem kur meson se vertet eshte shume i vogel
Njerëzit e mirë e të drejtë u ngjajnë pemëve të mëdha, që lëshojnë hije për të tjerët, ndërsa vetë përvëlohen nga rrezet e diellit.
Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur
Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur
Njerëzit e menqur mësojnë nga gabimet e huaja, budallenjtë nga të vetat
Koha është pasuria e vetme, për të cilën mund të tregohemi koprracë pa u turpëruar
Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.