Advertisements
Telegrafikisht

Nikola Tesla, gjeniu i valëve

tesla-650x358Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa kabllot e urryer të ushqyerjes dhe pa bateri.

Një revolucion wireless (tamam, pa kabllo), i ngjashëm me atë që na ndihmoi të heqim qafe kabllot telefonikë në favor të celularëve dhe internetit pa kabllo, por aplikuar në transmetimin e energjisë elektrike. Fantazi? Aspak: shkenca e lejon. Dhe i pari që e kuptoi ka qenë fizikani gjenial serb Nikola Tesla (1856-1943) në fundin e Tetëqindës. Domethënë në fillimin e epokës së elektricitetit.

Dinamo dhe rryma e alternuar

Parimi fizik në bazë të kërkimeve fillestare të këtij shkencëtari quhet “induksioni elektromagnetik” dhe u zbulua në vitin 1831 nga anglezi Michael Faraday dhe amerikani Joseph Henry. Sipas këtij parimi, nëse një fushë magnetike (për shembull ajo e krijuar nga një magnet i zakonshëm) dhe një përcjellës (një fije metalike) lëvizin njëra në lidhje me tjetrën, gjenerohet rrymë elektrike në fijen metalike. Dinamo, motorrët elektrikë dhe gjeneratorët e rrymës alternative bazohen të gjithë tek induksioni dhe e panë dritën mes viteve 50 dhe 80 të Tetëqindës. Pak më vonë do të vinin gjetjet e Teslës.

Shkëndija nën këpucë

Shkencëtari, i njohur tashmë pasi kishte perfeksionuar disa makina elektrike, në vitin 1899 ndërtoi në Colorado Springs, në SHBA kryeveprën e tij: një antenë 60 metra, në kulmin e së cilës ishte fiksuar një gjysmësferë metalike. Shërbente për të gjeneruar impulse elektrikë që, sipas dëshmitarëve, shkaktonin ndezjen e llampave deri në 40 kilometra distancë. Dhe kishin edhe një efekt anësor shumë të vecantë: nga shollët e këpucëve të atyre që ndodheshin në një rreze prej disa kilometrash, dilnin shkëndija që shkarkoheshin në tokë.

Në ajër dhe përtokë

I inkurajuar prej këtyre sukseseve, Tesla arriti të sigurojë një financim nga bankieri John Piermont Morgan dhe dy vjet më vonë realizoi në ishullin e Long Island në Nju Jork, një tjetër kullë me karakteristika të ngjashme me të parën por me një tjetër objektiv: duhej të lëshonte energji në atmosferën e sipërme duke shkaktuar fenomene të ngjahëm me aurorat në pole e që do të qartësonin rrugën e anijeve në oqeane.

Veç kësaj, ky “shi energjie” do të mund të interceptohej duke përdorur një antenë të orientuar mirë, për shembull në kopshtin e shtëpisë. Si alternativë, gjithmonë nga e njëjta kullë, energjia mund të pompohej në brendësi të Tokës në një frekuencë të përcaktuar transmetimi dhe do të mund të rimerrej më pas në çfarëdolloj pike tjetër të planetit nga një tjetër kullë, në po të njëjtë frekuencë.

Për fat të keq financimet nuk zgjatën shumë dhe studimet e Teslës u ndërprenë. Megjithatë, ngjallën shumë interes për zbatimet e tyre në ushtri. Vetë Tesla kishte imagjinuar të përqëndronte fushën magnetike deri në pikën e krijimit të një “rrezeje të vdekjes”, një lloj topi me valë elektromagnetike. Pavarësisht eksperimenteve, nuk u arrit asnjëherë që të përqëndrohej një rreze e tillë deri në pikën ku të puhuronte metalet, sic mendohej. Por u kuptua që radiovalët përplaseshin në avionë dhe në anije dhe ktheheshin mbrapsht, duke lejuar deri krijimin e imazhit si në një lloj ekografie. Pikërisht kështu – siç ishte teorizuar nga vetë Tesla në 1917 – mes viteve 1934 dhe 1935 lindi radari, një teknologji që ka patur një rëndësi shumë të madhe duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore.

Pa motor

Idetë fillestare të Teslas mbi transmetimin e fuqisë elektrike në distancë gjetën zbatim vetëm disa dekada më vonë. Shembulli më mbresëlënës është Sharp, një mjet pa motorr realizuar nga Communication Research Centre në Otava, Kanada: funksiononte me valë elektromagnetike (miktrovalë, si ato të furrave) të dërguara nga toka dhe të kapura nga një antenë rrethore e vendosur në pjesën e pasme. Avioni duhej të shërbente si repetitor i radiovalëve, duke fluturuar për muaj të tërë në një lartësi 21 kilometra, por pas fluturimit demonstrues në 7 tetor 1987 projekti u fut në sirtar. Në vitin 2007, shkencëtarët e Mit në Boston gjetën një zbatim më “shtëpiak”: kanë demonstruar se transmetimi i energjisë pa kabllo, i pagëzuar me emrin WiTricity mund të përdoret për të karikuar celularë dhe elektroshtëpiake. Problemet praktikë nuk mungojnë. Por vetë projekti është shenjë se idetë e Teslës i përkasin jo të kaluarës, por të ardhmes.

tower

 

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: