Nga Edmond Brozi
Si pasojë e temperaturave shumë të larta si dhe njerëzve të papërgjegjshem te cilët i ndezin qëllimisht zjarret, ka disa ditë që shumë zona të vendit po digjen nga flakët. Po digjen pyje,kullota dhe shpesh vihet në rrezik dhe jeta e banorëve. Sipas emergjencave civile thuhet qe situata është nën kontroll pasi në ndihmë kanë ardhur dhe disa avione çisternë grek te cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Mirpo në pyjet e malësisë së Kurbinit ka më shumë se një javë që vertitën zjarre të cilët po djegin qetësisht çfare ju del përpara.
Ekzistojnë disa vatra zjarresh, njëra ka nisur nga ana e Shkopetit dhe ka dalë deri në majën e Mëllezes dhe ka kapërcyer në anën e Skurajt. Një tjetër ka rënë ne malin e Trodhenes në kufirin ndarës midis Kurbinit dhe rrethit të Matit dhe saktesisht në kufirin mes Trodhënes, Skurajt dhe Gallatës. Zjarri vazhdon të perpijë dhe ato pak pisha apo lisa që kanë ngelur nga katastrofa mjedisore që është bërë këto njëzet vite dhe i është afruar vendit të quajtur Hurdha e madhe.
Në përiudhen e verës shumë banorë të këtyre zonave dilnin me bagëtitë e tyre me stane në këta bjeshkë, ndaj pëveç pyjeve dhe kullotave janë në rrezik dhe stanët e bagëtive.
Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në kuroren e gjelbër me pisha sipër qytetit të Laçit. Ky pyll artificial me pishë të egër i krijuar me aq mund dhe djersë ishte mushkëria e qytetit në përiudhen komuniste kur Laçi ndotej nga tymi i uzinës së superfosfatit.
Për shkak dhe të terrenit të thyer malor ku nuk ka rrugë makine , puna për shuarjen e zjarreve bëhet shumë e vështirë ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri qe deri tani nuk ka ardhur.
Ndoshta duhet të shpresojme vetem që zoti të lëshoje ndonjë shi se sa për shtetin që kemi, pyjet po bëhen shkrumb e hi.