Advertisements
Telegrafikisht

Interviste me artistin kurbinas Ndue Pepa

Gjergj Kastrioti( Skenderbeu ) ne beteje, pikt.Ndue Pepa

Bisedoi: Agim Bajrami

Piktori Ndue Pepa është një ndër emrat më të lakuar të artit kurbinas dhe më gjerë. Mjeshtër prej disa dekadash i penelit dhe kolorit por edhe një artist me kulturë të thellë ai të imponohet vetvetiu. Autor i qindra portreteve, peisazheve dhe tabllove kompozicionale punimet e tij janë vlerësuar dhe vazhdojnë të vlerësohen si nga kritika jonë ashtu dhe nga ajo e huaj. Mbas Dubait ai sapo u kthye nga Abu Dabi me ekspozitën e tij tepër të suksesshme. Në qendër të punimeve të tij autori vendos temën e qëndresës së kombit tonë në shekuj e vazhdimësi, Rozafën, eposin e kreshnikëve etj. Por ajo që autori e ka më përzemër këto kohët e fundit është tema e bashkëjetesës dhe harmonisë mes qytetërimeve dhe regjioneve fetare. Për këtë shkak studioja e tij private pranë pallatit të kulturës në Laç është vazhdimisht me kolegë piktorë dhe poetë. Përveç pikturës Ndueja lëvron herë pas here edhe poezinë. Shumë prej tyre ai i ka përmbledhur edhe në një vëllim të suksesshëm, ku filozofia e jetës dhe ngjyrat e shpirtit arrijnë të krijojnë një pikturë prej fjalësh.

cKkUJElE

Ndonëse për një artist si ai gjuha e artit është më e preferuara, ne po tentojmë ta bëjmë të njohur paksa edhe për lexuesit – Ju jeni një nga piktorët e njohur të zonës së Kurbinit dhe më gjerë. Kur ka filluar bashkëbisedimi juaj me pikturën? – Në moshë fare të vogël kam filluar të habitem me gjithçka që më ka rrethuar duke më shtyrë që në vetminë fëminore t’i përkthej në skica shumë tregime që lexoja, rrëfime apo legjenda, të vizatoja dhe të zhgarravitja të gjitha hapësirat boshe nëpër librat e shkollës. (me pasoja kjo, apo jo!) Më vonë ne liceun artistik u lëshova një herë e përgjithmonë në krahët e asaj mrekullie që quajmë art. Edhe sot ndodhem këtu, në këtë botë të magjepsur dhe nuk po di, s’po mundem dhe në të vërtetë s’po dua të dal. – Cilat rryma apo shkolla pëlqeni? – Në rrafshin estetik tashmë, në epokën post moderne, rrymat kanë filluar ta humbasin rolin e tyre. Të paktën, sipas mendimit tim, arti ka një udhë krejtësisht të vetën për të ndjekur. Më shumë do ta quaja eksperiencë individuale, edhe pse individi është pjesë e trupit shoqëror. Filozofia shpjegon gjithçka por gjithmonë pas faktit të kryer. Të kanalizosh krijimtarinë artistike nëpër rryma duket gati-gati, një mision që nuk u arrit në shekullin e kaluar, dhe ka gjasatë mos ia qëllojë as në të ardhmen. Arti nuk është shkencë, as profesion utilitar. Nuk është materie, nuk mund ta përdorësh. Prej tij merr ndjesi. Sa më i talentuar është artisti aq është dhe fuqia emocionale që trasmeton vepra e tij. Megjithatë, ndoshta, mund të mos e definojmë dot artin si të tillë. – Vëmë re se studioja juaj është e mbushur me punime që trajtojnë temën e bashkëjetesës mes besimeve dhe religjioneve të ndryshme. E shqetësojnë një artist si ju këto tema? – Në të vërtetë, këtu jeton një popull antik. Harmonia, në çdo aspekt të bashkjetesës, ka ekzistuar herët, shumë më herët se të dalin dallimet racore, fetare e ideologjike. Të gjitha përpjekjet, ndoshta qëllimkëqija, nuk ia kanë arritur ta prishin këtë mrekulli që jeton në ADN-në e tij. Në peisazhet-kompozime të mijat i gjen këto objekte kulti, jo si qëllim për ta vënë këtë harmoni në dukje, por ato janë aty si çdo shtëpi shqiptare; të hapura për të gjithë. Këto shtëpi pikërisht se janë gjithmonë të hapura janë dhe të bukura. – 10325708_833818969979637_2988741701864549595_nCilat janë përmasat e reales dhe surreales në pikturën tuaj?’ – Po në fakt, siç e thamë më sipër, nuk ekziston realizmi apo surrealizmi pasi jane krijime të estetëve nga shek XIX e këtej dhe tashmë kanë filluar ta humbasin kuptimin. Krijimi, si vetë kuptimi thelbësor i kësaj fjale na çliron vetiu prej këtyre kufizimeve. Në një vepër të krijuar me tension poetik e me talent ka gjithçka për tu përjetuar prej shikuesit përveç fotografisë “banale” të natyrës. Mendja e artisit nuk ka aspak nevojë për të ndenjur në” rrafshin horizontal”. Ajo udhëton dhe lëviz mrekullisht kudo në çdo grimcë kuantike të universit. – Sapo jeni kthyer nga një ekspozitë që e keni hapur në Dubai. Si u prit atje ajo? – Në Emiratet Arabe u ekspozova fillimisht në galerinë “Artissima Art Gallery” Dubai, me ftesë të menaxheres së artit pranë kësaj galerie zj. Aurela Cuku, një shqiptare e suksesshme me origjinë nga Shkodra. Pastaj ajo u kujdes për vijimin e ekspozitave në Emirate të tjera si: Abu Dhabi, Fujairah dhe së fundmi në “American University of Fine Arts” (Sharjah). Pati interes dhe u pasqyrua edhe në shtypin e vendeve të Gjirit Persik. Për këtë aktivitet ka shfaqur interes edhe revista prestigjoze amerikane New York Times. Dubai është mrekullia e arkitekturës futuriste, një materializim gati perfekt i fantazisë. – A ekziston më termi artist periferie dhe artist metropoli? Ç’mendim keni për këtë? – Në një botë që sa vjen e zvogëlohet prej “Përmbytjes së Madhe” me informacion, termi “metropol” e “periferi” s’kanë më kuptim. Dy qendra ka sot që komandojnë: Uashingtoni e Brukseli, për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake. Po me artin apo mendimin njerëzor në përgjithësi ç’ka të bëjë kjo? Mendja është e lirë të mendojë dhe të krijojë kudo qoftë. Por, nëse, arti hidhet në treg si mall, e jo si krijimtari artitsike i nënshtrohet aspektit ekonomik atëherë merr rol parësor metropoli. Rasti i ekspozitës sime në Dubai e vërteton këtë. Në aspektin e krijimit artistik nuk ka tashmë ndonjë dallim të tillë. – Ç’plane keni për të ardhmen? – Po përgatitem për një ekspozitë në Tiranë në Universitetin “Polis” . Të shohim ç’do të ndodhë më vonë. Ndoshta ekspozoj përsëri jashtë, kësaj radhe në Europë. Ishte kënaqësi që ndamë bashkë këtë bisedë.

Botuar ne gazeten Nacional nr. 276 -16 nëntor, 2014

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: