Advertisements
Telegrafikisht

Vetitë çudibërëse të Barit të Bletës

Bari i bletës (lat. Melissa officinalis, ndërsa emërtimi popullor: milcë, mickël, pselik, spelinak), pjesë e familjes së mentes, cilësohet si një erz qetësuese. Ajo është përdorur që në Mesjetë për të trajtuar ankthin dhe stresin, shtuar oreksin dhe lehtësuar dhimbjet dhe parehatitë e shkaktuara nga tretja (përfshirë gazrat, fryrja e barkut dhe koliti). Edhe para Mesjetës bari i bletës është përdorur së bashku me verën për të larguar shpirtrat, shëruar plagët dhe trajtuar kafshimet helmuese të insekteve dhe kafshëve të ndryshme. Tani ajo përdoret së bashku me bimë të tjera, si kamomili, sanëza etj, për t’u relaksuar. Bari i bletës përdoret shpesh edhe tek kremrat që trajtojnë herpesat në gojë, të shkaktuara nga ftohja dhe gripi.mek

Përshkrimi botanik

Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake, me push e me erë të mirë si të limonit, me lule ngjyrë trëndafili ose të bardha, që përdoret për të mbledhur bletën kur roit; milcë, lule limoni. Lulëzon verës në muajt qershor-gusht. Gjethet e saj janë të ngjashme me ato të mentes, duke qenë se vijnë nga e njëjta familje.

Përdorime mjekësore dhe indikacione; Pagjumësi dhe ankth- Studime të ndryshme kanë treguar se bari i bletës i kombinuar me erëza të tjera (si kamomili, sanëza), ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe lufton pagjumësinë. Gjatë një studimi të kryer tek disa njerëz që vuanin nga probleme të vogla me gjumin, 81% e atyre që përdorën një përzierje bimore me sanëz dhe bar blete bënë një gjumë më të rehatshëm se personat e tjerë që morën hapa të tjerë. Nuk dihet cila nga këto bimë është më efikase, apo nëse sekreti qëndron tek kombinimi i tyre. I njëjti përfundim është arritur edhe tek disa studime të kryera për ankthin, ku janë përdorur një kombinim erëzash për lehtësimin e simptomave. Herpes- Disa studime sugjerojnë se kremrat të cilët kanë si përbërës edhe barin e bletës mund të ndihmojnë në shërimin e herpesave të shkaktuara nga ftohja.

Përdorime të tjera

Disa të dhëna sugjerojnë se bari i bletës, i përzier me erëza të tjera, mund të ndihmojë në lehtësimin e tretjes. Të tjera tregojnë se vaji i barit të bletës ka një shkallë të lartë të aktivitetit antibakterial. Studimet kanë vërtetuar gjithashtu se bari i bletës mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e funksionin njohës dhe lehtësimin e ankthit dhe nervozizmit tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja e alcajmerit.

Format e disponueshme

Mund t’i gjeni gjethet e thara të barit të bletës tek kabineti i erëzave. Kjo bimë shitet gjithashtu edhe si çaj, dhe në kapsula, ekstrakte, vajra, tinkturë dhe në kremra të ndryshme që shiten në farmaci.

Burimi: University of Maryland Medical Center

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: