Advertisements
Telegrafikisht

Kura popullore që trajtojnë gurët në veshka

Ju ka ndodhur që të keni dhimbje therëse në fund të shpinës?  Nëse keni shpeshherë këtë simptomë atëherë ekziston mundësia që të vuani nga gurët në veshka.

Jeni nga ata persona që nuk besoni te medikamentet apo operacionet? Atëherë, për largimin e gurëve nga veshkat tuaja mund të përdorni trajtimet natyrale të këshilluara më poshtë.nefrolitotricia_percutanea_calculos_renales

Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të mbani parasysh disa këshilla të cilat njihen si 7 rregullat e arta:

1. Bëni rregullisht aktivitet fizik.

Marrja me akti vitet fizik në mënyrë të moderuar të paktën 30 minuta në ditë në pesë ditë të javës. Aktiviteti fizik zhvillohet duke ecur me ritëm mesatar, vrapuar, duke lëvizur me biçikletë, etj… Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin.

2. Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. Gjysma e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e sheqerit zhvillojnë dëmtime të veshkave. Pacientët diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën.

3. Masni rregullisht tensionin e gjakut.

Pak njerëz e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëm i dëmtimit të veshkave. Pacientët me tension të lartë të gjakut, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike.

4. Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën nën kontroll.

Ngrënia e shëndetshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhur me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithra, pini jo më pak se 1,5 litra ujë dhe reduktoni marrjen e kripës. Rekomandohet konsumi i jo më shumë se 5-6 gram kripë në ditë, rreth një lugë çaji dhe të shmanget konsumi i ushqimeve të kriposura/përmbajnë shumë kripë.

5. Shmangni pirjen e duhanit.

Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrnat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to; duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%.

6. Shmangni përdorimi e ilaçeve pa konsultën e mjekut.

Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, bëhen të sëmurë me sëmundje kronike të veshkave pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore për të qetësuar dhimbje të ndryshme.

7. Bëni ekzaminime, nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave, apo keni një ose më shumë faktorë të lartë të rrezikut.

Kuriozitete për veshkat

A e dini se: -Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, hyn në veshka rreth një litër gjak,apo një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra. Pasi pastrohet gjaku kthehet përsëri në trup.

A e dini se: Çdo ditë veshkat tuaja kontrollojnë me kujdes sasinë e kripës dhe të ujit në trupin tuaj në mënyrë që tensioni juaj i gjakut te mbetet i njëjtë.

A e dini se: Veshkat prodhojnë hormonin e reninës që rregullon tensionin dhe volumin e gjakut

A e dini se: Veshkat prodhojnë hormonin e eritropoetinës që stimulon palcën e kockave për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut.

A e dini se: Veshkat aktivizojnë vitaminën D,e cila është e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme.

A e dini se: Sulmi në “veshka” është i ngjashëm me sulmin në zemër dhe goditjen në tru.

Mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundjet e veshkave është, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit: masni tensionin e gjakut,kryeni një analizë urine dhe matjen e kreatininës në serum.Veshkat-798x350.jpg

Mjekësia popullore për veshkat

– Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.

– Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.

– Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.

– Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.

– Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.

– Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.

– Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.

– Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.

– Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

– Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).

– Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.

– Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.

– Lëvizni sa më shumë të mundeni.

– Një herë në tre muaj bëni ECHO.

– Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).

– Bëni banja me ujë të ngrohtë.

– Mos pini alkool dhe duhan.

– Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Efektet e lëngut të mollës

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë

Roli i lëngjeve për gurët në veshka

Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.

Çaji i koprës

Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.

Dardha

Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.

 

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: