Advertisements
Telegrafikisht

Don Shtjefën Kurti – Dokumentar nga Nikolin Kurti

Don Shtjefën Kurti u lind në Ferizaj më 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, ndërsa gjimnazin në qytetin e Shkodrës. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar më tej pas Luftës së Dytë Botërore në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në qytetin e shenjtë, ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë. At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Shqipëria. Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. Arrestohet në vitin 1946 dhe një vit më vonë dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Këtë herë dënimi ishte i pakthyeshëm. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Sot Don Shtjefën Kurti është një ndër 38  martirët shqiptarë që u kanonizuan nga Vatikani.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

3 Trackbacks / Pingbacks

  1. Don Shtjefën Kurti - viktimë e urdhërave serb - Bashkimi i Shqiperise
  2. Fahri Xharra: Don Shtjefën Kurti – viktimë e urdhërave serb | EuroEmigrant
  3. Don Shtjefën Kurti – viktimë e urdhërave serb – Prishtina Press

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: