Advertisements
Telegrafikisht

Kisha e Shën Ndoit, çdo vit mbi një milion pelegrinë

Nga NDUE DEDAJ

 

Është folur e shkruar shumë për këtë kryevend pelegrinazhi fetar, të cilin e vizitojnë me devocion jo vetëm shqiptarët e këtushëm, por nga mbarë trojet shqiptare, 27176_387842236670_2262374_ndiaspora dhe shtetas të huaj. Dyndjet masive për në “Kishën e Laçit” janë të pakrahasueshme me ndonjë pelegrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve. Në kodrën shkëmbore sipër qytetit është ngritur vit pas viti një kompleks arkitekturor kishtar modern, me rrugë të përpjeta këmbësore gjithë shkallë, shtatore të shenjtit etj.

 

Po ashtu, një nga visaret e këtij tempulli mahnitës është “Shpella e Shën Vlashit martir” me legjendën dhe historinë e vet shenjtëruese, që vizitohet pareshtur nga pelegrinët. Përndryshe, Sebasteja është vendi i dy shenjtorëve, ku qirinjtë e lutjeve, përshpirtjeve dhe meditimeve nuk shuhen asnjëherë. Të martën, më 13 qershor, e kanë gdhirë mbi gurët e bekuar të Sebastésë në Laç të Kurbinit mijëra veta. Zakonisht për çdo të kremte të Shna Ndoit kishën zë- madhe e frekuentojnë më shumë se një milion pelegrinë, të cilët nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por edhe të krishterë të tjerë, myslimanë, laikë etj., pasi Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve. Të tillë e përcjellin kultin e tij dhe kronikat mesjetare.

Nuk ka aparat fotografik që ta nxërë gjithë peizazhin në lëvizje të pelegrinëve që ngjiten njëherësh për te vendi i shenjtë. Quhen 13 të martat e Shna Ndoit, që nisin në mars e përfundojnë më 13 qershor. Janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm. Pelegrinët e Laçit kulmojnë në këto të marta, aq sa rëndohet trafiku, por ata vijnë këtu gjatë gjithë vitit, sidomos të dielave kur jepet mesha. Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi.

Ata besojnë në mrekullibërjen shëruese të kësaj Shenjtoreje, më shumë se te çdo doktor e spital. Aq i fortë është adhurimi për Shna Nduen, sa bëhet be “Për kishën e Laçit”, si për rrallë ndonjë vend tjetër të shenjtë në botën shqiptare. Në këtë kishë monumentale në fillimet e shekullit XX ka shërbyer dhe françeskani i madh At Shtjefën Gjeçovi, ashtu siç në këto treva ka pasur dhe të tjerë misionarë dritëdhënës në besim, arsim e qytetërim, qysh nga ipeshkvi i Arbërisë Imzot Mark Skura e më përpara. Historia e Sebastesë nis herët, në shekullin XII, kur dhe ka rrojtur Shna Ndoi (Shën Antoni), i cili ka lindur në Lisbonë të Portugalisë më 15 gusht 1195, në ditën e Shën Mërisë. 36 vitet e jetës së tij janë të mbushura me një mision të pazakontë ungjillëzues, dituror e mrekullibërës, në vendlindje, Francë, në të gjithë Italinë etj., shenjt i përmendur dhe për qëndresën morale të paepur përkundër pushteteve në tokë.CIMG7596.JPG

Ai njihte vetëm pushtetin e qiellit. Predikues, autor shkrimesh mbështetur në Ungjillin dhe profesor teologjie, njëri nga doktorët kryesorë të kishës, por dhe shenjti mbrojtës i Padovas, ku i kushtohet dhe bazilika e madhe e këtij qyteti antik-historik. Kulti i Shna Ndoit është mjaft i përhapur ndër ne, sa ngjan si një shenjt shqiptar. Ndoshta dhe se jeta e shqiptarëve ka qenë shpesh e travluar si ajo e Shna Ndoit. Por ajo që nuk është thënë sa duhet, është qëndresa e këtij tempulli edhe kur feja ishte e ndaluar e mbi rrënojat e tij ishte ndërtuar një repart ushtarak. Janë dhjetëra episodet e praktikimit fshehtas të fesë nga besimtarët e devotshëm katolikë, të cilët nuk ia dëgjonin fjalën Partisë, edhe pse ajo kishte shpërthyer aksionin e saj ideologjik “kundër zakoneve prapanike e mbeturinave fetare” e lufta ishte e pashembullt, deri në thyerjen e gurëve me kryqe në varreza nga rinia e instrumentalizuar politikisht.

Në vitin 1971, një i ri selitas nga fshati Bardhaj i Mirditës u dënua me një vit e gjysmë burg vetëm se shkoi te Kisha e Laçit, atëherë kur pakkush guxonte ta shkonte dhe nëpër mend. Gjyqi qe shembullor, bashkë me të u demaskuan në publik dhe pesë-gjashtë bashkëfshatarë të tij. Ishte koha kur dënohej me pushkatim për një pagëzim fëmije ish-famullitari i Tiranës, i mirënjohuri Dom Shtjefën Kurti, që së fundi pati shërbyer në zonën e Kurbinit. Njerëzit venin fshehurazi te kisha e harruar dhe iknin prej andej me mrekullinë e shërimit të syve, të folmes etj. Në prag të ‘90-s nga komitetet e Partisë të rretheve dhe organizatat e masave bëheshin përpjekje për t’i ndaluar pelegrinët që venin te Kisha e shumëpërfolur e Laçit, viheshin gjer postblloqe policore për këtë qëllim, por tashmë ishte e pamundur që ata të ndaleshin.

Sa më shumë anatemohej nga pushteti dhe agjitpropi marksist kisha “helmuese”, aq më shumë njerëzit vërshonin për atje. Nuk kishte mjaftuar dënimi, denigrimi, demaskimi dhe lëçitja skandaloze e klerikëve në publik për kinse sjellje të pandeja morale, ditarë komprometues etj. Gjithçka po rikthehej bujshëm si në kohërat apostolike të ungjillëzimit nga Shën Pali e Shën Pjetri. Ka pasur dhe njerëz që janë aksidentuar me makinë ato vite, rrugës për në Laç, kur Shna Ndoi po rilindej në shkrepa dhe në ndërgjegje. Laçi i ftonte gjithnjë e më shumë besimtarët e tij, ndërkohë që po shuhej qytetërimi punëtor e industrial i tij, deri atëherë njëshi i prodhimit të superfosfatit në vend dhe jo vetëm. Madje, ai sot shihet dhe si një aset i turizmit religjioz, siç shkruhet në guidat turistike të zonës, por në anën tregtare, ende pa e kaluar atë ambulante.

Prej më se një çerek shekulli, tempulli e fitoi përsëri emrin e tij të madhnueshëm, duke u bërë vendi numër një i pelegrinazhit fetar në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Në Sebaste çdokush është i mirëpritur, përtej besimit. Ashtu siç disa familje katolike i kremtuan Pashkët në Malin e Krujës, nën bekimin e Sari-Salltikut të famshëm bektashi. Shqipëria është vërtet e lavdërueshme për kulturën e saj të harmonisë fetare. Vetëm pak kilometra sipër Laçit është fshati Vinjallë, ku pak vite më parë nismën për ndërtimin e kishës e ndërmorën banorët e besimit mysliman, të cilët kremtojnë dhe Shëngjergjin bashkë me katolikët etj. Nata dhe dita e Shna Ndoit kremtohet me procesione gjithandej ndër katolikë, në Shqipëri, Itali, Poloni etj.IMG_2153

Por te ne në dekadat e fundit vihet re një dukuri interesante. Po bëhet traditë që të ikurit në emigracion, në ditë të tilla të lume, të kthehen me gjithë familje në krahinat e tyre në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, për të kremtuar së bashku me banorët e paikur të kremtet tradicionale të Shna Ndoit, Shën Gjergjit, Shën Mërisë, Shna Premtes etj., siç vijnë dhe për festën e Pavarësisë. Ata thonë se e bëjnë këtë dhe për t’i mbajtur fëmijët e tyre të lidhur me tokën amë, rrënjët dhe ashtin e saj. Kisha e Laçit është unike në botën shqiptare, por edhe më gjerë. Në asnjë lloj tubimi tjetër nuk mund të mblidhen bashkë një milion shqiptarë. Edhe gjysma (pesëqind mijë) vetëm një herë janë mbledhur në vitin 1990 nga Anton Çeta, në njërin nga kuvendet e faljes së gjaqeve në Kosovë, në vendin e quajtur Verrat e Llukës.

Politika ka gjasë që ia ka lakmi këtë “pushtet” e popullaritet të paparë Shën Antonit, sidomos në kohë fushatash si kjo e zgjedhjeve. Por nëse politikanët (do të thoshim të paskrupullt në këtë pikë) ia njohin vetes të drejtën të përshëndesin “turmat”, sapo dalin nga selitë e komuniteteve fetare, duke dhënë madje dhe mesazhe të kamufluara politike para mikrofonave të gazetarëve, një përpjekje e tillë këtu në Sebaste mes qindra-mijë pelegrinëve do të ishte e paimagjinueshme, jo se nuk ekziston mundësia audiovizive, por se këtu ka një tjetër kod, flet heshtja solemne e njerëzve të përkushtuar, që dhe kur janë të partive politike, ngasjet kësodore vetvetiu i lënë jashtë tempullit të besimit.

Së fundi, nëpër shkrime e publikime të ndryshme emrin e Shën Antonit në shqip e gjejmë më shumë në trajtën nëndialektore e trevave të Mbishkodrës, Ndou, sipas nesh më periferike dhe më pak e përdorur në popull se trajta tjetër Ndoi (Ndoj, Ndoja) e shqipes veriore qendrore, çka do të thotë se kjo gradualisht dhe mund ta zëvendë- sojë të parën në ligjërimin publik të folur e të shkruar.

IMG_3748

 

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: